20,04,2024

Sony Xperia XA Ultra ka një ekran të madh dhe një kamerë të përparme 16-megapixel

Must Read

Linja e telefonave Xperia X e Sony-t, e fokusuar te fotografitë ka tani një shtesë të re: Xperia XA Ultra 6-inc.
Është në telefon i rangut të mesëm në shumë departamente, me një procesorë më tetë bërthama MediaTek Helio P10, 3GB RAM, 16GB hapësirë memorie dhe një bateri vetëm 2,700 mAh- shifra të vogla për një pajisje kaq të madhe.
Aty ku shkëlqen XA Ultra, është fotografia. Në pjesën e pasme telefoni ka një kamerë Sony Exmor R 21.5-megapixel me vetë-fokusim hibrid. Kamera e përparme nuk mbetet shumë pas, me një ndijor 16-megapixel, stabilizim të imazhit optik dhe me lente 88-gradë.
Telefoni me mbështjellje metalike është gjithashtu mjaftë i hollë për përmasat e tij 6-inç– 0.33-inç trashësi.

 

Tani, për sa i përket jetës së baterisë. Sony pretendon që bateria do të fuqizojë telefonin për deri në dy ditë- një shifër që nuk mund ta besojmë derisa ta testojmë- por ai thotë gjithashtu që duke përdorur telefonin së bashku me Quick Charger (Ngarkuesin e Shpejtë) UCH12 të Sony-it do t’ju sigurojë ju 5.5 orë jetë baterie me vetëm 10 minuta ngarkim (edhe pse ngarkuesi i shpejtë nuk duket se përfshihet me telefonin).
Sony nuk ka shpërndarë ende çmimet dhe disponueshmërinë për Xperia XA Ultra, por ne dimë që ai do të vijë në Korrik në ngjyrë të zezë, të bardhë dhe ngjyrë ari të limontë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img