23,04,2024

Google krijon 13 ikona për të përfaqësuar gratë që punojnë

Must Read

Kaloni pak kohë duke vëzhguar ikonat dhe me siguri do të vini re që gratë janë të kufizuara vetëm në tre role: nuse, princeshë dhe kërcimtare.

Edhe pse këto janë gjëra të bukura për të qenë, këto zgjedhje janë të kufizuara, veçanërisht kur krahasohen me ikonat që shfaqin burrat si oficer policie, çiklist dhe peshëngritës.

Frymëzuar nga ky dallim, punëtorët e Google kanë sugjeruar një plan për të ndrequr këtë çekuilibër. Një propozim i lëshuar nga kompania këtë javë sugjeron shtimin e 13 ikonave të femrave “për të reflektuar më mirë rolet e rëndësishme që luajnë femrat në botë.”

“Pavarësisht se ku shikoni, gratë po fitojnë më shumë shikueshmëri dhe njohje si kurrë më parë,” kanë shkruar punëtorët e Google. “A nuk është koha që ikonat të reflektojnë gjithashtu realitetin që gratë luanë një rol kyç në çdo hap të jetës dhe në çdo profesion?”

Nëse pranohet nga Unicode Consortium, një organizatë jofitimprurëse e cila zhvillon dhe promovon standardet e ndërkombëtarizimit të programeve, tastiera e ikonave do të përfshijë një grua biznesi, doktoreshë, infermiere, shkencëtare, grua të diplomuar në shkollë, teknologe, punëtore fabrike, punonjëse të teknologjisë së lartë, mekanike, fermere, shefe, mësuese dhe muzikante.

Ndërkohë që qëllimi i këtij propozimi është të portretizojë femra profesionale në sektorët kyç të ekonomisë, këto karaktere do të kenë dhe ikonat mashkullore përkatëse.

Unicode Consortium do të mblidhet këtë javë dhe ka pranuar  79 kandidatura ikonash të ndryshme.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjen kuletën me 320 euro, qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe ka dorëzuar atë në polici. Policia njofton se në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img