29,03,2024

SMS-at e çuditshëm të gjyqtarit, kërkon seks sipas kritereve të OKB-së

Must Read

Gruaja ishte në proces divorci dhe çështja ishte në dorën e gjyëtarit Çobo. Në seancën e parë Çobo ka shkëmbyer numrat me gruan me argumentin për t’i gjetur asaj një avokat, dhe më pas ka filluar të shkruajë rreth 300 mesazhe në 3 muaj, duke i kërkuar të kenë lidhje intime. Cështja u denoncua nga vetë gruaja në polici dhe më tej i kaloi për hetim Prokurorisë për Krimet e Rënda. Ajo që bie në sy është gjuha që përdor gjyqtari në mesazhet e tij.  Në një SMS dërguar 32-vjeçares premtonte se gjatë aktit seksual do të zbatonte të gjitha vendimet unifikuese të OKB që kanë lidhje me familjen, duke shmangur transmetimet e patologjive të ndryshme, shkruan Shqiptarja.com.

SMS 1- Të këshilloj tepër miqësisht që në konceptin apo në filozofinë perceptuese mos reflekto mendësi fshatareske të natyrës provinciale duke u munduar të tregosh moral, koha ka evoluar, ndaj duhet të jesh më elokuente me veten dhe në shoqëri, OK?

SMS 2- “Zogu” – do më vinte mirë të të thërrisja kështu se si “zogë” je! OK??

SMS 3- Është e vërtetë që je “Tip i vështirë” në raportin komunikues, por “Tip inteligjente” me performancë femërore tepër perfekte.. Ke vlera në vetvete! Të respektoj dhe nuk dua të të humbas ! Ok ?

SMS 4- …. “Mirëmëngjes”!! Po të shkruaj shpejt. Zgjohem në orën 04:00 dhe ora 05:30 nisem për në punë. Unë gjykoj se ti duhet të njohësh madje dhe të administrosh vlerat të cilat s’të mungojnë.. Ti gëzon simpati, inteligjencë dhe një komunikim tepër komplimentar. Je tepër femërore. Për këtë shkak duhet të jesh KRENARE! Respekte.

SMS 5 – “Përsa i përket çështjes të cilën natyrshëm Ti e ke “gangrenë” sinqerisht do kesh suport gjithë “kredinë” time juridike ..! Ok ?? Së dyti në kondicionin social në perceptimin tim aktualisht je “skanuar” femër (mami) tepër bashkëkohore potente plot vizion… Ky është dhe “motivi” imponues i imi që ti të jesh mikesha ime konseguente. Nuk dua të gjykoj se ti je një zonjë provinciale me mendësi fshatareske.. Fundja në CV-in tënde je dikush..Shpresoj mirëkuptimin tuaj..! Ok??”.

SMS 6 – “Psikoanalisti austriak Sesil Frojd shkruan se ‘kur je i martuar dhe ke një te dashur ky është komoditet, nëse i dashuri është dikushi atëherë ky është luks ”.

SMS 7- Përshëndetje! Gëzon të gjithë kredinë mirënjohëse nga ana ime. “Performanca” juaj më imponoi respekte, pse jo dhe ndjesi. A u sqarove me avokatin rekomandues. “Problemi” sinqerisht më diktoi keqardhje…Mos hezito me sms apo me tel…do të mirëpres. Respekte! Ok?

SMS 8 – Uroj që në “Raportim” komunikues midis nesh do gëzosh mirëkuptimin tim..gjykoj se duhet të evitosh druajtjen…! Me vlerëso konfidencial dhe si “Mike” të hershme, do të mirëkuptoj..,Ok??

SMS 9- Brishtësia e performancës tënde më krijoi mirënjohje..këtë fundjavë do të jem në Malin e Zi. Komunikimi me ty, objektivisht është kënaqësia..telefonata apo sms e tua nuk më shkaktojnë bezdi, përkundrazi i mirëpres..je shumë e këndshme..të adhuroj..më mirëkupto. Ok.!

The post SMS-at e çuditshëm të gjyqtarit, kërkon seks sipas kritereve të OKB-së appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img