25,04,2024

Skandali me jetimet, psikiatri: Llazani i prekur nga autizmi, s’mund ta bënte këtë

Must Read

15-vjeçari ka rezultuar të jetë përmendur në një nga dëshmitë e vajzave, për një abuzim të ndodhur në Razëm.

Por mjeku psikitatër pranë Qëndrës Komunitare të Shëndetit Mendor në Shkodër, Gjon Preçi thotë se e njeh këtë fëmijë dhe ai rezulton i prekur nga autizmi dhe sipas tij persona të tillë, nuk janë në gjendje të kryejnë një akt të tillë. Ai thotë se më 20 nëntor 2013 ka lëshuar raport –mjeko ligjor për të riun.

Mjeku Psikiatër Gjon Preci thotë se ka patur rastin ti njohë fëmijët e jetimores në fjalë pasi shpeshherë kishin kërkuar shërbim për të marrë mjekim. Sipa tij, një pjesë e tyre kanë patologji me zhvillimin mendor.

Skandali në shtëpinë e fëmijës në Shkodër u kontatua nga hetimet e prokurorisë, pas denoncimit të bërë nga Avokati i Popullit referuar dëshmive të vete të miturave. Ku tre prej tyre pas akt-ekspertimit rezultuan se ishin abuzuar seksualisht dhe ndaj tyre ishte ushtruar dhunë që i tejkalon kufijtë njerëzore nga fëmijë më të mëdhenj në qendër, por dhe nga punonjës. 5 punonjëse të kësaj jetimoreje me akuzën e “Shpërdorimit të Detyrës” dhe “Keqtrajtim të të Miturve” tashmë ndodhen në burg. (BalkanWeb)

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=xVsXnQ-q2MI?feature=oembed&w=640&h=360]

The post Skandali me jetimet, psikiatri: Llazani i prekur nga autizmi, s’mund ta bënte këtë appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img