Uncategorized

Siguria e zyrtarëve të NATO-s, policia merr në ruajtje hotelet


Publikuar më:


Rrugët në Tiranë

Policia e kryeqytetit ka njoftuar se 6 komisariate kanë kaluar në gatishmëri, për të siguruar mbarëvajtjen e aktivitetit.

9 hotelet ku do të qëndrojnë 600 delegatët janë marrë në ruajtje nga policia, e cila ushtroi kontrolle edhe me qen antieksploziv.

Mjediset e brendshme të hoteleve do të ruhen për 3 ditë nga Policia Ushtarake dhe forcat e armatosura. Po ashtu, pjesë e planit të masave janë edhe Shërbimi Informativ i Shtetit, Agjencia e Inteligjencës Sigurisë dhe Mbrojtjes si dhe Garda e Republikës, e cila ka marrë në dorëzim Pallatin e Kongreseve, ku do të mbahen punimet 3-ditore.

Po ashtu, për 3 ditë do të ketë edhe kufizime të qarkullimit rrugor, të akseve pranë Pallatit të Kongreseve, ndërsa përreth tij nuk do të lejohet të kalojnë as këmbësor.

Në gatishmëri për 3 ditë kanë kaluar edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë si dhe reparte të tjera special, të cilat do të monitorojnë situatën nga lartësitë e godinave pranë Pallatit të Kongreseve.

Burime nga policia nuk përjashtojnë as mundësinë e patrullimit nga ajri të ndonjë helikopteri të Ushtrisë, si në rastet e vizitave të personaliteteve të larta të kohëve të fundit.

The post Siguria e zyrtarëve të NATO-s, policia merr në ruajtje hotelet appeared first on Lajminet.

Comments
To Top