19,04,2024

Si të komunikojmë me fëmijët për gjendjen e krijuar në situatë krize?

Must Read
Mr.sc. Habibe Llabjani

Prindër të nderuar dhe nxënës të dashur, shpresoj të jeni mirë me shëndet dhe së bashku ta kalojmë këtë situate. Më së paku dua të mendoj se kjo gjendje u ka sjellë stres apo ka prekur gjendjen tuaj emocionale. Prandaj, me disa informacione dhe këshilla, do të jem me Ju, duke ju mbështetur emocionalisht dhe profesionalisht.Besoj shumë në mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj, ashtu si gjithmonë që e kishim në shkollë. Asgjë nuk ka ndryshuar në relacionin tonë nxënës, por vetëm një qasje jashtë institucionit shkollë, alternativë më qëllim dhe mbështetje të njejtë.

Shpeshherë gjatë ligjëratave tona në shkollë kemi folur për stresin, një gjendje emocionale me reagime fizike, fiziologjike e psikologjike, të  shfaqura para një situate të caktuar, shembull para provimit, testeve në shkollë, intervistës, e situatave të tjera që ne i presim për tu ballafaquar me to. Mirëpo, tani kur ne kemi një situatë pak më ndryshe të përjetimit emocional të cilën e keni kuptuar, qoftë nga familja apo mjetet informuese, mund të jetë stresuese.Natyrisht, secilit nga ne, në jetë na ka ndodhur të jemi para situatave të ndryshme të cilat padyshim se na kanë bërë të ndjehemi me këto reagime apo simptoma si: jo të qetë, të sikletuar, të pasigurt pothuaj në pjesën më të madhe të ditës, të biejmë në gjumë dhe nuk mundemi të flejmë, të preokupuar dhe vështirë për të qenë produktiv për vete dhe të tjerët. Ndodhitë e ditës t’i përjetoni me vështirësi dhe shpeshherë duke e menduar më të keqën.Keni dhimbje muskujsh gjithandej trupit, marramendje, djersitje frikë se keni ndonjë sëmundje, probleme të frymëmarrjes e të tjera simptoma.Të gjitha këto simptoma janë kriza emocionale. Atëherë, psikologët rekomandojnë disa teknika relaksuese të menaxhimit të ankthit.Së pari duhet të sqarojmë se çfarë është ankthi dhe stresi. Ankthi është ndjenjë intensive e shoqëruar me ankesa somatike dhe në sistemin nervor autonom duke afektuar tension në kognicion dhe me afeksion në komponentët psikologjike të tij si perceptimi, të menduarit logjik,kujtesën,memorien, veç tjera.Pra, mund ta quajmë reagim të tepruar, i pa këndshëm ndaj stimujve të jashtëm qofshin të realitetit ose edhe pa ndonjë shkak potencial.Ndërsa, frika është një reagim ndaj një ngjarje të jashtme që mund ta shohim.Ankthi ndahet në disa lloje të cilat njihen si çrregullime:

  ▪ çrregullimi i panikut;

  ▪ çrregullimi i ankthit të gjeneralizuar;

  ▪fobitë specifike sociale,

   ▪stresi post traumatik (PTSD);

   ▪çrregullimi obsesivo-kompulsiv e të tjera çrregullime të cilat i njeh shkenca dhe janë të definuara në manualin psikodiagnostik sipas Shoqatës së Psikologëve të Amerikës(APA).

Duhet ta dini, jo gjithmonë stresi e ka vetëm anën negative.Mund të jetë:

    ▪ eustres

     ▪distress

Eustres ka të bëjë me stresin pozitiv P.s.para një situate të gëzueshme qoftë dhuratë, arritje në shkollë, përforcim pozitiv me notë të lartë e të tjera përforcime pozitive në jetë.Ndërsa, distress tregon një gjendje negative para disa situatave të vazhdueshme stresuese të cilat zgjasin mbi dy javë e më shumë.Mirëpo,kjo ka reagime individuale,sepse çdo individ është unik.Tjetra,stresi varet prej egos së fëmijës apo individit se sa e ka të maturuar dhe edukuar egon për ta menaxhuar stresin.P.s. te fëmijët pas një situate të atakuar stresante preket seriozisht gjendja e tij emocionale duke manifestuar simptoma të frikës, panik e ankth çoftë ai specifik apo të gjeneralizuar.

Gjithashtu, stresi është pasojë e natyrshme dhe e pashmangshme e egzistencës së individit, dhe është shumë e nevojshme që çdo njeri të ketë një lloj doze stresi,sepse shërben si nxitje drejt realizimit të detyrave tona jetësore.Prandaj,nuk duhet të lejohet që ai të na mundë dhe të kalojmë në gjendje të rënduar të organizmit siç mundë të jenë: gjendje kolapsi, disekuilibër i brendshëm,sheshim mendor emocional,brenga ose hidhërimi, atakim të sistemit kognitiv, ndryshim në procesin e të menduarit si dhe problemeve fizike.

Stresi është një gjendje e caktuar e reagimit të organizmit ndaj një stresori(situate) që karakterizohet nga ankthi dhe reagime të tjera problematike në aspektin fizik,psikologjik dhe fiziologjik:

Simptoma fizike: dridhje, dhimbje koke, ndjenja lodhjeje, humbje e oreksit, dhimbje muskujsh. Simptoma psikologjike: pikëllim, të qara, gjendje depressive, ankth, pikëllim e frikë.Frikësohen shpejt dhe janë të tensionuar.Shqetësim se diçka e keqe do të ndodhë,pagjumësi,ankthe gjatë natës,irritim e zemërim. Hutim e mpirje emocionale marramendje e shkëputje nga realiteti. Tërheqje dhe mosreagim.

Kognitive: orijentim i dobët (memorie inhibituese).Nuk jan në gjendje të kujdesën për vetën e tyre e të tjera sjellje.

▪ Gjëra të cilat mund t’i bëni për t’i ndihmuar fëmijët tuaj

Nëse e vëreni se fëmija juaj ka disa nga këto simptoma siç cekëm më lartë me sjellje jo të zakonshme gjatë kësaj krize emocionale të shkaktuar nga COVID-19, e cila në fakt mund të llogaritet stresor potencial për gjendjen e fëmijës,ateherë ju rekomandojmë disa nga këshillat që duhet të ndërrmerrëni për ta stabilizuar gjendjen emocionale të fëmijës tuaj:

Së pari,ulja e intesitetit të panikut:Pranimi  gjendjes aktuale që na sjell stres..Të reduktohet koha pranë televizionit dhe mjeteve të tjera informuese.Duke mos e neglizhuar situatën aktuale por të menaxhohet koha.Prindërit të qëndrojnë pranë fëmijëve dhe ta kuptojnë gjendjen emocionale të tyre,duke biseduar me ta.Fëmija është një univers në vete.Krahas zhvillimit të tyre nuk duhet ta neglizhoni edhe aspektin psikoemocional në situate imponuese që sa më lehtë ta menaxhojmë situatën duke gjetur alternativa sa më positive për ti larguar nga irracionaliteti  dhe atakimi i shëndetit mendor në relacion situate- fëmijë.

▪ Çfarë  mund të dini në këso situatash?

Fëmijët dhe të rinjtë mund të përjetojnë reagime të ngjashme shqetësuese siç bëjnë edhe të rriturit.Askush nuk jemi imun ndaj këtyre situatave,por mënyra e menaxhimit të emocioneve dallon krahas individit.Pra, këtë duhet ta dini, reagimi dhe menaxhimi i emocioneve është në relacion me moshën(p.s.fëmijët e vegjël nuk mund ta kuptojnë atë çfarë aktualisht apo relativisht po ndodhë). Prandaj,nëse ndodheni para situatave stresuese e të cilat na bëjnë të ndjemi në siklet apo panik,atëherë ju mund të shërbeheni me specialistet e shëndetit mendor,konkretisht psikologu i juaj dhe pa një vështirësi duke ju dhënë këshilla.Ju, do të kaloni këto emocione panikoze të cila fatkeqësisht na imponohen nga stimuj të panjohur,nganjëherë. Teknika e frymëmarrjes(duke thithur frymëmarrjen deri dhjetë herë,mbajtur pesë sekonda dhe duke nxjerrur jashtë gojës).Teknika e relaksimit  të muskujve,e disa teknika të tjera,të cilat mund ti zbatojmë së bashku duke komunikuar.Ajo çka është e rëndësishme është t’a mposhtim frikën.

Prindër të respektuar,

Jepuni atyre kohën dhe vëmendjen tuaj.Ndihmoni që të mbajnë një rutinë dhe orare të rregullta ditore sa më shumë që është e mundur.Shmangeni ndarjen e fëmijëve të vegjël nga të dashurit e tyre.Jepuni përgjigje të thjeshta për atë që po ndodhë pa detaje të frikshme.Të bisedoni me fëmijët tuaj që të kuptoni se cfarë ndjejnë ata.Ofroni mundësi me alternativa të ndryshme për të luajtur lojë dhe aktivitete kreative edhe në kushte improvizuese(kënd lojërash,ballkon,dhomë por edhe oborr nëse është e mundur).Të largoheni nga pasiviteti dhe koha pa limit pranë informatave të panevojshme e të ndryshme në kontekst të situates dhe moshën e tyre.Të bëjnë detyra në relacion me shkollën.Shiqoni ndonjë film edukativ.Të bejnë vizatime, sepse fëmijët permes vizatimeve e shprehin gjendjen e tyre psikoemocionale(frikën,ankthin e panikun).Ps.fëmijët mund të vizatojnë një kafshë apo një gogol me elemente frikësuese, që në realitet,  analiza e tyre tregon gjendjen nëpër të cilën ata po kalojnë.Fëmija mendon se prindi është më i forti,dhe këtë mendim e ka te paniku i tij.Bisedoni me ta,tregoni për situatën(pandemin) që tani ka prekur çdo familje, por jo duke i frikësuar,ua bëni më të lehtë.Thuani çdo krizë tejkalohet,edhe kjo është kaluese por duhet te keni kujdes në higjenën personale dhe mentale.Nëse u kushtohet vëmendje e duhur,atëhere nuk do të ketë vend për panik apo atakim i shëndetit mental.P.S.mund të ndodhë që për shkak të atakimit të gjendjes emocionale të pamenaxhueshme  të fëmijës mund të vie deri të sjelljet maladaptive siç mund të jenë:regresimi në urinim gjatë natës,frika në gjumë,ngrënia e thonjëve.rënie e sistemit imunitar apo mbyllje në vetëvete.Jini të durueshëm me fëmijët që fillojnë të demostrojnë sjellje që kanë bërë kur ishin më të vegjël Mos u shqetësoni për këto sjellje.Prandaj praktikimi i këshillave të lartëcekura,qëndrimi pranë tyre duke iu dhënë kurajo e lojë, vie te rritja e vetëbesimit për ta kaluar sa më lehtë dhe pa ndonjë pasojë të shendetit mendor.

Përgatitur nga Mr.sc. Habibe Llabjani Psikologe

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img