18,04,2024

Shtypja e gjakut dhe dhimbjet e kokës zvogëlohen për 30 për qind nëse e shmangni këtë përbërës

Must Read

Nëse vuani nga dhimbjet e kokës, atëherë është mirë ta ndryshoni mënyrën e të ushqyerit.

Hulumtuesit amerikanë kanë zbuluar se duke e zvogëluar sasinë e kripës që e konsumoni për 3 gramë, ju mund t’i reduktoni dhimbjet e kokës deri në 30%, transmeton Telegrafi.

Pjesëmarrësit të cilët i kishin konsumuar rreth 9 gramë kripë çdo ditë, e kishin zvogëluar sasinë në 6 gramë dhe kishin raportuar për deri në 30% më pak dhimbje të kokës.

Kjo ishte konfirmuar edhe më shumë kur ata e kishin zvogëluar sasinë në 3 gramë.

Shkencëtarët besojnë se konsumimi i ulët i kripës dhe kaliumit e zvogëlon shtypjen e gjakut dhe, rrjedhimisht, dhimbjet e kokës sepse këto dyja janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën.

Vlen të ceket se hipertensioni e rritë edhe rrezikun e sulmit në tru, në zemër, rrezikun e sëmundjeve të veshkave, etj., prandaj, duke e zvogëluar konsumimin e kripës, ju mund të parandaloni edhe shumë probleme tjera shëndetësore.

Ekspertët këshillojnë që t’i shmangni ushqimet me kripë, produktet e mishit dhe të mos i shtoni kripë ushqimeve që i përgatitni. 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img