25,04,2024

Shqiptarët u bashkohen protestave kundër pushtetit në Maqedoni

Must Read

shqipe

Protesta kundër pushtetit janë organizuar në shumë qytete të Maqedonisë, mbrëmjen e së hënës, ndërsa në to, për herë të parë, kanë marrë pjesë edhe shqiptarët në numër të madh, në organizim të partive të vogla që ndodhen jashtë parlamentit.

Përveç Shkupit, protesta janë mbajtur edhe në Kumanovë, Manastir, Shtip dhe Veles.

Me parulla “Pa drejtësi, nuk ka qetësi” dhe “Kriminelët në burg”, protestuesit kanë kërkuar anulimin e vendimit të presidentit Gjorgje Ivanov për faljen e zyrtarëve të akuzuar nga Prokuroria Speciale për akte të ndryshme kriminale, ndërsa kanë kundërshtuar edhe vendimin e qeverisë për të organizuar zgjedhje pa plotësimin e kushteve kryesore: pastrimin e listës zgjedhore dhe reformat në media.

“Ne kemi president kriminel, kryeministër kriminel, kryetar të Kuvendit kriminel. Drejtuesit e shtetit i kemi kriminelë. Ne duam liri, ne kërkojmë të jetojmë të lirë. Duam që shteti jonë të drejtohet nga njerëz të ndershëm”, deklaron një protestues.

Organizatorët e protestave kanë thënë se pavarësisht nismave për bisedime të reja, të organizuara nga komuniteti ndërkombëtar, protestat nuk do të ndalen deri në arritjen e qëllimit përfundimtar: anulimin e vendimit të presidentit dhe nxjerrjen para drejtësisë të të gjithë zyrtarëve të korruptuar.

Protesta janë paralajmëruar edhe nga partitë tjera shqiptare, ndërsa pritet zgjerimi i tyre edhe në qytete tjera me popullatë të përzier etnike.

Protestat kanë hyrë në javën e dytë që nga miratimi i vendimit të presidentit, të hënën e kaluar, që edhe ka nxitur reagime të ashpra jo vetëm brenda, por edhe jashtë Maqedonisë.

Vendimi për faljen e zyrtarëve të dyshuar për mashtrime zgjedhore, për afera korruptive financiare, për presione ndaj mediave dhe për akte tjera është vlerësuar si rrënues i marrëveshjes politike.

Pas këtij vendimi të presidentit dhe tjetrit të qeverisë për të organizuar zgjedhje pa plotësimin e kushteve ka ardhur edhe njoftimi mbi organizimin e një takimi të liderëve nga ndërkombëtarët, në Vjenë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img