23,04,2024

Shqipëria turistike në ‘skanerin’ e gazetarëve gjerman

Must Read

Gazetarët gjerman së bashku me drejtuesit e disa agjencive turistike do të qëndrojnë në Shqipëri nga data 4 qershor deri më 16 qershor.

Turi nisi me një vizitë në Liqenin e Fierzës, Parkun Kombëtar Nikaj Mërtur, një shëtitje në qytetin e Kukësit dhe më pas vizita në qytetin e Prizrenit.

gjermanet (9)Gjatë ditëve të tjera të qëndrimit ata do të kenë mundësinë të vijojnë itinerarin në jug të Shqipërisë për të parë nga afër potencialin që ofron bregdeti.

Në program është përfshirë vizita në rajonin e Himarës për të promovuar një lloj turizmi ndryshe.

Bëhet fjalë për markimin e shtigjeve që përdoren nga turistë të cilët preferojnë ecjet në natyrë dhe udhëtimet përmes biçikletave malore.

Të dy këto produkte të reja turistike në këtë zonë janë mundësuar nga bashkëpunimi që Qeveria Shqiptare ka me kooperacionin gjerman GIZ.

Kjo formë e drejtpërdrejtë marketingu për turizmin shqiptar nëpërmjet të tilla tureve ka rezultuar efikase duke parë numrin në rritje të publikimeve në media për turizmin shqiptar.

Ky tur është organizuar nga Agjencia Kombëtare e Turizmit në bashkëpunim me Zyrën e Kooperimit Gjerman për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ).

gjermanet-1 gjermanet-2_1938 gjermanet-3 gjermanet-4 gjermanet-7

The post Shqipëria turistike në ‘skanerin’ e gazetarëve gjerman appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjen kuletën me 320 euro, qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe ka dorëzuar atë në polici. Policia njofton se në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img