Uncategorized

Shqipëria, top-destinacion për blerje të apartamenteve nga të huajt, ndikon edhe BREXIT


Publikuar më:


Saranda

Një shkrim i botuar në mediat serbe, shkruan se si Shqipëria më parë dukej si “Rrugë qore” në Evropë. Të huajt atje udhëtonin vetëm për një turizëm aventurier.

Megjithatë, sot shumë evropian kanë vendosur për një aventurë më të thellë – blejnë patundshmëri në bregdetin e Shqipërisë. Sven Augland nga Norvegjia është njëri nga blerësit e një banese në Sarandë.

“Kam ditur vetëm se Shqipëria ka qenë një vend me komunizëm të hekurt dhe kam dëgjuar tregime të tmerrshme për mafinë atje. Gruaja më ka thyer vëmendjen në këtë vend dhe kështu kanë filluar udhëtimet”, ka thënë norvegjezi, transmeton lajmi.net.

Turistë

“Përshtypja ime e parë: klimë përfekte, pak turistë, njerëz të sjellshëm dhe ushqim shumë i shëndetshëm. Më e rëndësishmja është se në Shqipëri është lehtë të arrihet, më parë kishim shtëpi në Brazil”. Thotë se Shqipëria e kujton në Italinë apo Greqinë dhe, në krahasim me këto dy vende është ende e paprekur.

Shtohet numri i blerësve britanikë pas referendumit

Përveç norvegjezëve, shtëpi-pushimi në Shqipëri blejnë edhe suedezët, danezët, francezët dhe polakët. Vitin e kaluar ka pasur edhe ukrainas që “zbuluar” këtë vend ballkanik.

Nuk ka një numër të saktë, por besohet se deri më tani, patundshmëri kanë blerë rreth 400 të huaj, thotë Ilir Konomi, shef i agjencisë për shtije të patundshmërive “Albanian Property Group”. “Evropianët perëndimor dallojnë nga ata të lindjes. Përderisa Norvegjezët bljenë apartamente të mëdha, ukrainasit kërkojnë që të blejnë sa më të lirë”, thotë Konomi.

Përveç qindra mijërave shqiptarëve nga Kosova që kalojnë pushimet në Shqipëri, sipas të dhënave të doganave të Shqipërisë, në vitin 2015 kanë pushuar rreth 620.000 turist të huaj. Ky është një numër shumë i madh për një vend me më pak se 3 milionë banorë.

Konomi thotë se rritja e numrit të turistëve është optimiste dhe se Shqipëria, sipas tij, nuk ofron vetëm diel, det, klimë të mirë dhe natyrë të mirë, por ka edhe njerëz të mirë që janë gjithmonë të gatshëm t’u ndihmojnë të huajve. “Në Shqipëri mund të blihet një apartament nga 30 mijë deri në 60 mijë euro, pasi që kamatat janë shumë të ulëta, shumë nga Evropa janë të interesuar për investime”.

Çmimet e volitshme e kanë bindur edhe Hans-Dieter Blaser nga Munihu. Ai ka vendosur të blejë një apartament në Sarandë: “Çmimi ishte në rregull edhe pse e kemi parasysh rrezikun në atë vend. Vendi është i jashtëzakonshëm. Shumë jam i kënaqur”.

Saranda është ndër vendet më të preferuar edhe për shkak të pozitës gjeografike, afërsisë me ishullin e Korfuzit, në të cilin ndodhën një aeroport që lehtëson qarkullimin.

Konomi thotë se kohëve të fundit ka interesim të madh edhe të blerësve nga Britania e Madhe. Sipas tij, interesimi është shtuar dukshëm edhe pak referendumit për dalje nga BE të njohur si “Brexit”.

Por, siç thotë ky ndërmarrës shqiptar, investimi në patundshmëri në Shqipëri, bartë edhe një rrezik tjetër e ai është edhe ndërtimi i objekteve pa leje. Pra, të huajt mund të blejnë një apartament në një objekt pa leje, i cili mund të rrënohet më pas. /lajmi.net

 

.

Comments
To Top