Uncategorized

Shqipëria dhe Maqedonia në ‘luftë’ për kastravecët


Publikuar më:


 

Panariti theksoi se në Maqedoni po përdoren kastravecët tonë për luftë politike.

“Është ndezur lufta politike atje dhe po përdoren kastravecët e Shqipërisë për këtë luftë. Sipas rezultateve laboratorike në Shkup, nivelet e pesticideve janë 25 herë më të ultë se niveli maksimal i lejuar. Kemi marrëveshje me Maqedoninë që për çdo shqetësim, autoritetet duhen njoftuar paraprakisht dhe jo me masa ekstreme si ndalimi i kamionëve në doganë”, u shpreh Panariti.

“Është veprim i nxituar dhe i pajustifikuar. Perimet tona janë super të pastra”, tha Panariti për Top Channel.

Edhe drejtuesja e laboratorit maqedonas që ka bërë analizat, Suzana Kratovalieva tha se, niveli i pesticideve te kastravecët shqiptarë është shumë më i ulët nga sa është i lejuar me ligj.

“Niveli, në të cilin mund të përcaktohet sasia e pjesës së mbetur të pesticideve, është 0,01 miligramë në 1 kg. Në rastin konkret, në mostrat e sjella nga kabineti i zv.ministrit plotësues, Lupço Nikolovski, është gjetur sasi prej 0,02 miligramë në 1 kg mbetje nga substanca aktive metalaksil, kurse niveli maksimal i lejuar, sipas bazës së të dhënave europiane është 0,5 miligramë në 1 kg”, tha Suzana Kratovalieva, drejtore e Laboratorit shtetëror Fitosanitar.

Shqipëria pritet të paraqesë ankesë për shkelje të konventave ndërkombëtare nga ana e Maqedonisë dhe përdorimin e luftës së brendshme politike për luftë tregtare me fqinjët./topchannel

The post Shqipëria dhe Maqedonia në ‘luftë’ për kastravecët appeared first on Lajminet.

Comments
To Top