25,04,2024

Shqipëri, temperaturat në fundjavë deri në 40 gradë (Video)

Must Read

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme, i gjithë territori u përfshi nga masa ajrore të presionit të ulët, të cilat shkaktuan reshje shiu, stuhi dhe përmbytje në disa qytete, si dhe uljen e temperaturave maksimale me 4 gradë Celsius.

“Sot janë regjistruar reshje me intensitet të lartë. Në Lezhë me rreth 80 mm, në Vlorë 60 mm dhe në Tiranë me 40 mm shi. Këto shkaktuan përmbytje, pasi reshjet ishin me intensitet të lartë”, deklaron meteorologjia Rezarta Xhakollari.

Sipas meteorologëve, duke nisur nga pasditja e së hënës intensiteti i reshjeve do të nisë të bjerë, por ato do të jenë të pranishme deri ditën e mërkurë, kur dhe do të nisë rritja e temperaturave.

“Ditën e enjte i gjithë gadishulli i Ballkanit dhe sidomos Shqipëria do të përjetojë një valë të nxehti, të parën e të nxehtit afrikan. Do të jetë një rritje graduale, por të shtunën e të dielën, sidomos në jug të vendit, temperaturat do të shkojnë në 39-40 gradë Celsius”, saktëson Xhakollari.

Ndonëse jemi në stinën e verës, temperatura kaq të larta saç priten këtë fundjavë janë të pazakonta për muajin qershor.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=n-nelxpgXbA?feature=oembed&w=640&h=360]

The post Shqipëri, temperaturat në fundjavë deri në 40 gradë (Video) appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img