27,04,2024

Shqipëri, në dy qytete asgjësohen mbi 10 mijë rrënjë hashashi

Must Read

Në Vlorë aksioni është shtrirë në katër fshatrat Dukat, Palasë, Llakatund dhe Lapardha. Në Dukat janë asgjësuar 2 parcela me rreth 2800 rrënjë, në Palasë, 4 parcela me 748 fidanë, në Llakatund 1 parcelë me 2400 rrënjë dhe në Lapardha 1 parcelë me 410 rrënjë.

Lartësia e bimëve varionte nga 10 deri në 40 centimetra. Ato janë asgjësuar me anë të djegies. Policia e Vlorës thotë se po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.

Ndërkohë, në Elbasan policia ndërmori një operacion në fshatin Korrë.

Si rezultat i këtij operacioni, rreth 4 mijë rrënjë bime narkotike e llojit hashash u identifikua dhe asgjësua me anë të djegies. Bima kishte kapur një lartësi prej 10 centimetrash dhe ndodhej ende në kubikë.

Dy persona përfunduan në pranga. Të arrestuarit janë shtetasit Taulant Isufi, 28 vjeç dhe Lulëzim Haxhiu, 29 vjeç, që policia thotë se janë kultivuesit e bimës narkotike.

Ndërkohë, në pranga përfundoi edhe kryeplaku i fshatit Korrë, Fiqiri Hyka. Hyka është ndaluar me akuzën e moskallëzimit të krimit.

Materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme proceduriale.

The post Shqipëri, në dy qytete asgjësohen mbi 10 mijë rrënjë hashashi appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img