Uncategorized

Shpërndanin heroinë e kokainë, Prokuroria kërkon 170 vjet burg për 17 persona


Publikuar më:


Këta persona, së bashku me disa të tjerë që po gjykohen në procese të ndara, akuzohen se kishin krijuar një rrjet të sofistikuar shpërndarje heroine dhe kokaine në zonat e Tiranës së Re dhe xhiroja e tyre llogaritej në rreth 50 mijë euro në muaj.

Prokuroria e Tiranës nisi hetimin ndaj këtij grupi, në bazë të disa referimeve të veçuara të Policisë së Shtetit. Nga analiza hetimore e realizuar nga prokuroria, u konstatua se anëtarët e këtij grupi, pavarësisht se vepronin si të veçuar, në fakt kishin lidhje me njëri-tjetrin.

Për këtë arsye, u kryen veprimet e nevojshme hetimore, në bazë të të cilave, në nëntor 2015, u arrestuar në total 23 persona, ndërkohë që disa të tjerë ishin arrestuar më parë.

Në hetim dhe gjatë gjykimit, Prokuroria e Tiranës arriti të provonte se anëtarët e këtij grupi funksiononin në bazë të hierarkisë, me role të ndara: furnizues, transportues, shpërndarës.

.

Comments
To Top