29,03,2024

Shkodër, qendra sociale mohon dhunën (VIDEO)

Must Read

Ata kanë hapur dyert e qendrës për mediat për të treguar situatën.

Ndërsa mohojnë dhunën, thonë se gjithë historia është sajuar nga një person i larguar nga puna dy vjet më parë.

Vera Maleci, punonjëse sociale, thotë: “Mbrëmë jam njohur me akuzat. Jam shokuar. Nuk është lidhur askush me pranga në asnjë ambient. Nuk kam dijeni. Është ish-përgjegjësi ai që e ka sajuar këtë dhe do të mbajë përgjegjësi”.

Një tjetër punonjëse e qendrës, Vitore Prroni, shprehet: “Këtu ka punuar një punonjës social, i cili është larguar nga puna për thyerje të rëndë të disiplinës”.

Punonjësit e qendrës kanë nxjerrë para mediave edhe personat që trajtohen aty për të treguar se nuk ka dhunë, por pavarësisht këtyre pretendimeve, Prokuroria e Shkodrës është e bindur se në këtë qendër është ushtruar dhunë.

Sipas Prokurorisë, janë zbuluar tre raste të femrave në moshë madhore të cilat kishin qenë shtatzëna dhe kishin kryer aborte të jashtëligjshme.

Ndërkohë që dy të arrestuarat në këtë qendër pritet të dalin para gjykatës për njohjen me masën e ndalimit

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=r09qBwpfTp0?feature=oembed&w=640&h=360]

The post Shkodër, qendra sociale mohon dhunën (VIDEO) appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img