26,04,2024

SHKËNDIJA RINOVON ME LEARD SADRIUN

Must Read

Mbrojtësi i përfaqësueses së shpresave të Kosovës firmos marrëveshje të re e cila e mban kuqezi deri në vitin 2023.

KF Shkëndija vazhdon të mendojë për të ardhmen dhe rezultat i kësaj është rinovimi i kontratës me një prej lojtarëve më të rinjë të ekipit të parë. Mbrojtësi 18 vjeçar Leard Sadriu ka hedhur firmën në kontratën e re me Shkëndijën, duke u lidhur me kuqezinjtë deri verën e vitit 2023. I ardhur dy vite më parë nga KF Ferizaji si talent i madh, Sadriu kishte kontratë në fuqi deri në vitin 2021. Mirëpo duke vlerësuar prosporitetin e tij me rekomandim të stafit teknik, drejtuesit e klubit vendosën të firmosin zgjatje të bashkëpunimit me kontratë të re katër vjeçare.

“Për mua është nder dhe kënaqësi të jem pjesë e Shkëndijës, një klub simbol në vend dhe jashta kufijve. Shumë futbollistë ëndërojnë të vijnë këtu dhe për mua është arritje që klubi vendos të më rinovojë kontratën. Ky do të jetë motiv për të vazhduar të punoj edhe më shumë për të arsyetuar besimin e të gjithëve në KF Shkëndija, ndërsa besoj se bashkarisht do të gëzohemi në shumë suksese të reja periudhën në vazhdim”, shprehet Leard Sadriu pas firmosjes së kontratës së re me kuqezinjtë.
Leard Sadriu (22.04.2001) është mbrojtës qendror që rregullisht luan me shpresat e Shkëndijës. Në sezonin e kaluar historik të kuqezinjëve kur fituam kampionatin dhe Kupën, Sadriu regjistroi 2 paraqitje, ndërsa në kampanjën aktuale deri tani është paraqitur në katër përballje.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img