30,04,2024

Asfaltohen rreth 6 kilometra rrugë në Prelez të Muhaxhereve, Sazli e Papaz

Must Read

Gjatë ditës së sotme është bërë asfaltimi i aksit rrugor Prelez i Muhaxhereve, Sazli dhe Papaz projekt ky shumë i rëndësishëm për banorët e këtyre lokaliteteve.

Nga afër asfaltimin e këtyre punimeve e ka përcjellur edhe numri një i qytetit të Ferizajt, Agim Aliu, i shoqëruar nga drejtori i infrastrukturës, Arbër Bytyqi, mbikëqyrës të këtij projekt, por edhe përfaqësues të tjerë të këtyre fshatrave.

Arbër Bytyqi, drejtor i Drejtorisë së Infrastrukturës, ka thënë se ky projekt ka një rëndësi jashtëzakonisht të madhe për banorët e këtyre fshatrave.

“Është një projekt në vlerë 1 milion euro, kemi asfaltim të rrugës me gjerësi 6 metra dhe kemi dy shtresa të asfaltit dhe më vonë do të bëhet edhe asfaltimi i fazës së dytë. Është një projekt shumë i rëndësishëm për lokalitetet e këtij fshatit Prelez i Muhaxhereve, Sazli dhe Papaz, por edhe fshatrave të tjera për rreth do të jetë një qasje më e lehtë edhe në magjistralen, por edhe në autostradës “Arbër Xhaferri”, ka thënë drejtori Bytyqi.

U tha se ky projekt është bashkëfinancim i Komunës së Ferizajt dhe Ministrisë së Infrastrukturës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img