26,04,2024

Shikoni se si vidhen banesat në Tiranë (Video)

Must Read

Oltion Nurçe, 39 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje, është personi i arrestuar.

Nurçe i njohur me nofkën “Kiçi”, bashkë me Xhiljon Hoxhën,  për gati gjashtë muaj ishin bërë ‘tmerri’ i banesave në kryeqytet.

Më tepër se 12 vjedhje dyshohen se mbajnë autorësinë e këtyre personave, ndërsa policia thotë se ka dokumentuar 6 prej tyre.

screenshot-6_1462622691-8826172

Pamjet që shihni i përkasin pikërisht një prej rasteve të vjedhjeve të kryera nga personat e identifikuar tashmë, ndërsa personat futen në hyrjen kryesore të pallatit dhe më pas në ashensor.

Personi i cili futet i pari në shkallë dhe që sipas policisë është identifikuar me emrin Xhiljon Hoxha, hyn në korridorin e pallatit dhe kontrollon nëse ka kamera sigurie.

Pavarësisht kësaj, ai nuk arrin të shikojë se ku është vendosur kamera. Më pas, të dy hyjnë në ashensor dhe futen në pallat, ku edhe sipas policisë, kanë kryer një vjedhje.

Pamjet mësohet se janë marrë në një pallat në rrugën “Zef Jubani”, ndërsa kanë ndihmuar policinë të identifikojë autorët e dyshuar, shkruan “Shqiptarja.com”.

Veç pamjeve, specialistët e krimeve, kanë kryer edhe hetimet të tjera ndaj të dyshuarve, duke siguruar informacione të rëndësishme për ta.

Ata kanë kryer edhe dokumentimin e ngjarjeve.

Në cilësinë e personit të dyshuar, policia ka arrestuar Oltion Nurçen të njohur me nofkën Kiçi, ndërsa është shpallur në kërkim edhe bashkëpunëtori i tij, Xhiljon Hoxha.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=Bz1G1gDokps?feature=oembed&w=640&h=360]

The post Shikoni se si vidhen banesat në Tiranë (Video) appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img