Uncategorized

Shesheli nuk lejohet të vijë në Kosovë, iu flet serbëve nga Beogradi


Publikuar më:


Vojislav Sheshel

Megjithëse ai nuk ka ardhur në Kosovë, lideri i Partisë Radikale serbe iu është drejtuar të tubuarve nga Beogradi nëpërmes audioparlantit.

Siç raporton KosovaPress, Vojisllav Sheshel ka akuzuar Qeverinë e Serbisë dhe atë të Kosovës që nuk ia lejuan ardhjen në Kosovë.

“Për këtë fajtor është Qeveria tradhtare e Serbisë dhe separatistët shqiptarë që nuk më lejuan të vij tek ju”, ka thënë Sheshel nga Beogradi.

Të tubuarit që po dëgjojnë fjalimin e Sheshelit, përveç fotografive të tij, kanë edhe fotografi të presidentit rus Vlladimir Putin.

Ndryshe për sot ishte paralajmëruar se Shesheli do të vijë në Kosovë por që një gjë e tillë ishte kundërshtuar nga zyrtarët e Qeverisë së Kosovës.

Madje ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Jashtme Petrit Selimi ka paralajmëruar se nëse Shesheli hyn në Kosovë ai do të arrestohet./ lajmi.net.

The post Shesheli nuk lejohet të vijë në Kosovë, iu flet serbëve nga Beogradi appeared first on Lajminet.

Comments
To Top