20,04,2024

Sheshel: Më 12 korrik do të shkaktoj skandal të madh politik

Must Read
Vojislav Seselj

“Është e sigurt se delegacioni i partisë do të shkojë. Ndërsa sa i përket meje do të vendosim më tutje, meqë edhe zyrtarisht më është ndaluar hyrja në Bosnje me vendimin e ish Përfaqësuesit të Lartë Karlos Vestendorpa. “

“Megjithatë, ne së shpejti do ta shkelim këtë ndalesë. Në ndonjë vend dhe në ndonjë kohë të caktuar unë do ta kaloj atë vijë kufitare dhe do të shfaqem në Republikën Serbe, dhe kur do të lajmërohem atje do të shkaktohet skandal i madh politik. Atëherë do të jetë e vështirë që për kohë të shkurtë të më përzënë”, ka thënë Sheshel, duke mos dashur të zbulojë më shumë detaje.

Ai po ashtu i ka mohuar spekulimet e mediave se me 11 korrik do të mund të shkojë në përkujtimet e Potoçarit.

“Ne jemi duke shkuar në Bratunac për t’i nderuar serbët e vrarë. As nuk ka shkon në mendje të shkojmë në Potoçar”, ka përfunduar Sheshel.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img