26,04,2024

Sfarqa e Muahxheri, përfaqësojnë LDK-në në Kongresin e 29-të të CDU-së në Gjermani

Must Read

Essen, 6 dhjetor –

Tashmë gjithëçka është gati për fillimin e Kongresit të 29-të të CDU-së në Essen të Gjermanisë. Në këtë Kongres kancelarja Angela Merkel kërkon mandatin e ri për të drejtuar CDU-në partinë më të madhe në Gjermani.

Në këtë Kongres po marrin pjesë 1001 delegatë nga e gjitha republikat gjermane, ndërkaq janë ftuar edhe mbi 1 mijë mysafirë. Kongresin po e përcjellin mbi 1 mijë përfaqësues të medieve duke e veçuar këtë ngjarje tepër të rëndësishmë për Gjermaninë.

Në këtë Kongres edhe këtë vit, LDK-ja si parti anetëtare e Partive popullore evropiane, po përfaqësohet nga Muharrem Sfarqa e Gazmend Muhaxheri anëtarë të Kryesisë Qendrore dhe kryetar të komunave, Ferizajit e Pejës.

Delegacini I LDK-së gjatë këtij Kongresi do të ketë edhe takime të ndara me zyrtarë të lartë të CDU-së dhe delegacione të tjera të partive popullore evropiane, raporton Botapress.

15320367_10154342135494495_1329013934_n

15267860_1354241531277333_2147747389042115055_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img