06,05,2024

Zaev premton zbardhjen e vrasjes së fëmijëve në Smilkovc dhe të ngjarjeve të Kumanovës

Must Read

“Ju premtoj se nuk mund të jemi shtet nëse nuk e dimë se kush i vrau Nikolla Mlladenovin, Martin Neshkovskin dhe katër fëmijët te Liqeni i Smilokvcit. Të zbulohet e vërteta për Lagjen e Trimave. Çdo vend ka obligim që të zbulohet e vërteta dhe të ketë epilog gjyqësor. Kurrë më pa drejtësi në Maqedoni”, porositi Zaevi.

Ai gjithashtu tha se do të pengojë ikjen e kriminelëve të pushtetit aktual nga vendi dhe se do t’i kthejë paratë që i kanë vjedhur.

“Dëgjoj se po blejnë pasaporta. Ç’u duhen? Ia tërheq vërejtjen policisë kufitare që më 11 dhjetor t’i hapë sytë për të parë se kush do të ikë. Premtova dhe do ta realizoj: të gjithë që kanë bërë faje do të përgjigjen. Jo vetëm se do të përgjigjen, por edhe paratë do t’i kthejnë”, tha lideri i opozitës maqedonase.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zhduket një femër 30 vjeçare, familjarët kërkojnë ndihmën e qytetarëve

Sot në orët e mëngjesit është zhdukur një femër 30 vjeçare nga Ferizaj. Lajmin e kanë bërë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img