25,04,2024

Serbi: Publikohen emrat e personave të përfshirë në “dokumentet e Panamasë”

Must Read

Disa nga emrat e përfshirë kanë qenë nën hetime ose të akuzuar për vepra penale që kanë të bëjnë me të bërit biznes me “në parajsat fiskale”.

Në mesin e emrave është ai i afaristit Valdimir Deliç, mik familjar dhe partner afarist i kryetarit të Beogradit Sinisha Mali. Emri i afaristit kundërthënës serb Igor Sabo, i cili ishte ndjekur edhe për keqpërdorime në procesin e privatizimit në Serbi.

Në dokumentet e Panamasë përfshihen edhe emrat e personave që besohet se ishin të lidhur me ish presidentin serb Sllobodan Millosheviç dhe aferën e fshehjes së një miliard markash gjermane gjatë viteve të 90-ta në Qipro.

Sipas projektit “dokumentet e Panamasë”, paratë dhe bizneset ruse hyjnë shpesh në Serbi të fshehura pas kompanive të regjistruara në “parajsat fiskale”. Në mesin e tyre janë katër rusë të pasur që në atë mënyrë bëjnë biznes në Serbi dhe disa prej tyre janë në listën e personave që u është ndaluar udhëtimi në Bashkimin Evropian, shkruan zeri i amerikës.

Oligarku rus, Igor Rotenberg, shkruan KRIK, në rrugë të tilla ka blerë aksionet e kompanisë ndërtimore “PPT Inzhenjering“.

Nëpërmjet rrugëve të tilla, afaristi serb Milan Popoviç ka hyrë në partneritet me oligarkun rus Konstantin Malofejev, i afërt me presidentin rus Vladimir Putin.

Emra pilotësh, njerëzish të botës së modës, futbollistësh dhe atkitektësh nga Serbia, sipas KRIK, janë të përfshirë në dokumentet e Panamasë, sikurse edhe emra nga Jordania, India e vende të tjera që bëjnë biznes në Serbi. /Voa

The post Serbi: Publikohen emrat e personave të përfshirë në “dokumentet e Panamasë” appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img