20,04,2024

Sela kërcënon Kushtetuesen: Nëse lejoni kryqin, ndërtojmë përmendore (VIDEO)

Must Read

Në këtë mënyrë, kryetari i komunës së Strugës, Ziadin Sela, tha se po teston sundimin e shtetit të së drejtës në vend. Gjykata kushtetuese do ta shqyrtojë këtë vendim ditën e enjte, kurse Sela tha se nuk dëshiron të paragjykojë vendimin e saj, por shpalosi dy variantet e mundshme.

“Në njëfarë forme po e testojmë edhe njëherë shtetin e së drejtës dhe respektimin e kushtetutës së vendit. Në variantin që vendimi i Komunës së Butelit për vendosjen e kryqit në Butel do të bie atëherë faktikisht një e drejtë do të shkojë në vend. Në variantin që gjykata kushtetuese, e politizuar ashtu siç është, do të marrë një vendim politik, atëherë do t’ju hapë rrugë të gjithë komunave shqiptare që nëpërmjet vendimit për pajisje urbane, pa respektuar parimin e Badenterit të vendosin përmendore, heronj dhe figura edhe nga lufta e UÇK-së por edhe heronj tjerë kombëtar tonët”, deklaroi Ziadin Sela, kryetar i komunës së Strugës.

Profesori Mersim Maksuti mendon se Gjykata Kushtetuese edhe ketë herë do të dështojë në mbrojtjen e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në vend. Kjo për faktin se përbërja e saj vazhdon të jetë e njëjtë dhe në funksion të pushtetit.

“Nuk pres ndonjë vendim i cili do të jetë i drejtë dhe kushtetues për arsye se Gjykata Kushtetuese në punën e vete deri më tani është dëshmuar se paraqet një institucion shtetëror i cili gjithmonë ka qenë në shërbim dhe në duart e klasës sunduese të partisë në pushtet. Edhe në këtë rast, si në të gjitha rastet tjera, pres që vendimi i saj të jetë në funksion të vijës politike të klasës në pushtet”, tha juristi Mersim Maksuti.

Pas publikimit të njoftimit për ndërtimin e kryqit në Butel të Shkup, pësuan një sërë reagimesh, mes të cilave edhe ato të ekspertëve të cilët e cilësuan atë si lojë politike të partnerëve të qeverisë. Procedura e ndërtimit të tij është ndërpretë dhe sipas pushtetit, çështja është lënë që të zgjidhet në frymën e Marrëveshjes së Ohrit dhe Badinterit.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=tukuerD6nAA?feature=oembed&w=640&h=360]

The post Sela kërcënon Kushtetuesen: Nëse lejoni kryqin, ndërtojmë përmendore (VIDEO) appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img