24,04,2024

Sedolli: Akuzat për bartjen e nxënësve nga 15 vjeçari, të pavërteta  dhe trillim për politika ditore

Must Read

Pas akuzave të PDK-së,departamenti për arsim, se në Ferizaj 15 vjeçari po bartë nxënës me kombi-bus ka reaguar pronari i  kompanisë që bënë transportin e nxënësve Besim Sedolli.

Ai  përmes një komunikate për media ka mohuar  këtë dhe ka thënë se kompania e tij është  vënë në shënjestër për politika ditore.

Reagimin e plotë të pronarit të kompanisë “Baci Tours” mund ta lexoni në vazhdim.

Po e ndjejë si obligim moral njerëzorë që të reagoj për një të pavërtetë  që është përhapur në emër të kompanisë time Baci Tours , nga ish drejtori i Arsimit në Ferizaj Agim Berisha , i cili për politikat e tijë ditore merr shënjestër kompaninë  time edhe në emër të nxënësve që unë i transportojë mbi 9 vite.  Edhe në kohën kur aj ka qenë drejtor i Arsimit  unë i kam transportuar 60% të tyre pa pagesë dhe asnjëherë  kompania jonë këta nxënës nuk i ka lënë në këmbë për hatër të nxënësve . E rënda e kësaj punë është që kur jam shkuar në takim sa ka qenë drejtore , kam kërkuar nga ai që të më ndihmoj financiarisht për këta nxënës që nuk kanë kushte e që  unë i kam bartur gratis , përgjigja e tij ka qenë “Qysh kanë ditë me i ba , edhe le ti bartin “.  E tash ky matrapazi i politikës ditore shpifë të pavërteta dhe mundohet të njollosë kompaninë time , duke përhapur dezinformata se gjoja ne po i bartim 13 nxënës e që në fakte janë 130 që tani i paguan Drejtoria e Arsimit e që unë  jam shumë falënderues ndaj tyre .  I A , personi që ty të informon me të pavërteta , e ka shumë gabim se e dimë  edhe ne se kush qëndron pas sajë , po le të jetë në ndërgjegjen e juaj .Shkoni e pyetni prindërit e atyre nxënësve edhe merrne të vërtetën për këtë çështje .

Me respekt Besim Sedolli

PDK: Nxënësi i bartë nxënësit me kombi-bus

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img