01,05,2024

Nxënësi i bartë nxënësit me kombi-bus

Must Read

Në një konferencë për  media PDK dega në Ferizaj ka ngritur shqetësimin për sigurinë e nxënësve. Me këtë rast Agim Berisha nga  sektori për arsim ka ngritush shqetsimin për sigurinë e nxënësve  me theks të veçantë për rastin ku nxënësit në një shkollë i bartë me kombi-bus një 15 vjeçar.

Komunikatën e plotë mund ta  lexoni në vazhdim.

Për sigurinë e nxënësve do të duhej të përkujdesemi të gjithë, por
në radhë të parë kjo barrë e përgjegjësisë u ngarkohej organveve kompetente, veçmas menaxherëve dhe stafit mësimdhënës të institucioneve edukativo-arsimore, e mbi të gjitha DKA-s.
Siguria fizike e nxënësve është një nga para kushtet për mësim normal e të suksesshëm.
mirëpo, shtrohet pyetja sa është e angazhuar DA në këtë segment?!
Sipas informacioneve tona, DA ka degraduar keq e më keq edhe në këtë drejtim. Për habi, kjo drejtori është bërë vetë burim i pasigurisë fizike të nxënësve, pra kjo ngjet vetëm ne arsimin ferizajas.
Shembujt në vazhdim i dëshmojnë bindshëm konstatimet tona, psh. në shkollën fillore”Hajriz Muhadini” e fshatit Dremjak, në paralelen e ndarë të kësaj shkolle punohet në renovimin e çatisë së shkollës që nga 25 prilli e deri më tash.
Pra, edhe punohej, edhe mësohej njëkohësisht, kjo është papërgjegjësi e DA dhe vetë firmës që e ka fituar tenderin, sepse kjo periudhë mësimore është e humbur plotësisht, vetëm formalisht janë shenuar orët në ditar,sepse dy procese nuk mund të kryhen në të njëjtën kohë, veç sa nxënësit janë rrezikuar gjatë gjithë kësaj kohe sa kanë qëndruar ne shkollë. Zgjidhja ka qenë fare e lehtë por askush nuk është marrë seriozisht me këtë çeshtje.
Merreni me mend, kur në këtë periudhë kohore kur vilen rezultatet e dijes, kur nxënësit duhet të rrumbullakësojnë suksesin e tyre, të humbet kjo kohë e artë për ta, ata përballen me zhurmë e pasiguri fizike, vërtet është e dhimbshme dhe papërgjegjësi e institucionit përgjegjës, dhe për çudi askush nuk u mor me këtë problematikë, DA-ja jo se jo, por as shoqëria civile e as mediat. Rasti tjetër, mendoj se është unikat në gjithë Republikën e Kosovës, nuk besoj se ngjet në asnjë vend tjetër të Ballkanit, por ja që ne ferizajasit patëm fatin e keq të përjëtojmë shumëçka në këto tri vitet e fundit, jashtë dëshires dhe vullnetit tonë.
Reagimi ynë vjen si kërkesë e disa prindërve se nxënësi i klasës së tetë ( me moshë 15 vjeçare) i bartë 13 nxënës me kombi-bus tash e tre muaj nga fshati Papaz deri ne Softaj dhe anasjelltas për çdo ditë mësimi.
Ani çka se këta nxënës hipin e zbresin në oborrin e shkollës, para hundës së drejtorit. DA është në dijeni, por kjo vetëm heshtë e kjo heshtje mund të na kushtojë shumë si shoqëri. Kohëve të fundit DA-ja po tregohet neglizhente edhe ndaj disa veprimeve të shëmtuara që po shfaqen në shkollat tona.
Të gjitha këto papërgjegjësi i faturohen udhëhëqjes së DA-s dhe keqqeverisjes së saj, e cila veç është bërë sinonim i dështimeve dhe mossukseseve…

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img