26,04,2024

Sallahu angazhohet për bashkëpunime në mes Ferizajt dhe Bühl-it të Gjermanisë

Must Read

Ferizaj.02.03.2018.Këshilltari i Kuvendit Komunal Xhevat Sallahu, ka zhvilluar një takim pune me zyrtarë të komunës së Bühl Baden-it të Gjermanisë, me të cilët ka biseduar për një bashkëpunim të mundshëm në mes të komunës së Ferizajt dhe asaj të Bühl-it. Sallahu tregoi se atje është takuar me këshilltarin e CDU-së Thomas Metzinger dhe zyrtarin e lartë të qytetit të Buhl-nit Andreas Bohrnet, me të cilët kanë biseduar që nxënësit dhe studentët e komunës së Ferizajt të përfundojnë punën praktike në kompaninë ‘’Bosch’’ në Gjermani.

“Me drejtorin e Infrastrukturës njëherit këshilltar i kryetarit të komunës Andreas Bohrnet, shpreha dëshirë që zyrtarë të tyre të vijnë të na vizitojnë, por dëshira e tyre ishte që ne të shkojmë atje dhe unë e shpreha mendimin tim që kryetari Aliu me zyrtarë të tjerë të shkoj atje dhe unë tani po pres konfirmimin zyrtar dhe planifikimi i këshilltarit të kryetarit të Bühl-it për një vizitë të mundshme është që të vizitohet firma ‘’Bosch’’ dhe firma ‘’Lluk’’. Firma ‘’Bosch’’ është qendra e dytë në Gjermani pas Stuttgart, ndërsa firma ‘’Lluk’’ është qendra kryesore në atë qytet, në qoftë se shkojmë tash dhe vizitojmë këto kompani zyrtarë tanë të bisedojnë për mundësinë që në sezonin e verës studentët tanë, nxënësit tanë të shkojnë të punojnë tre muaj dhe njëkohësisht të kryejnë punën praktike aty”,tha Sallahu.

Sallahu tha se gjatë kësaj vizite në Gjermani, është takuar edhe me drejtorin e shkollës teknike në qytetin e Bühl Baden-it, ku kanë rënë dakord që stafi i shkollës profesionale teknike në Ferizaj dhe nxënësit e saj të shkëmbejnë përvoja mes vete.

“Unë para se të nisesha për vizitë atje, u konsultova me shkollën teknike në Ferizaj dhe mora një CV të saj dhe në bashkëpunim me drejtorin e shkollës teknike Martin Schili të qytetit të Bühl Baden-it të Gjermanisë, shpreha interesimin për mundësinë e një bashkëpunimi në mes dy shkollave dhe drejtori i asaj shkolle u shpreh se janë të gatshëm që të shkëmbejnë vizita dhe unë pres që javën e ardhshme t’i kryejmë kontaktet dhe ne të përgatisim listën se sa persona të shkojmë atje”,tha Sallahu.

Sallahu tha se kjo vizitë u bë në kuadër të takimeve që patën nisur vitin e kaluar, nga të cilat, sipas tij, kanë përfituar dhjetëra persona që janë punësuar në Gjermani, transmeton Televzioni Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img