28,04,2024

Komuna e Ferizajt do ta mbështesë Klubin e Volejbollit “Luboteni”

Must Read

Ferizaj.02.03.2018. Gjatë ditës së sotme, kryetari Aliu, bashkë me drejtoreshën e kulturës, rinise dhe sportit, Xhemile Murati Shabani kanë pritur në takim drejtuesit e Klubit të Volejbollit “Luboteni” – meshkujt.

Drejtuesit e këtij klubi njoftuan kreun komunal për rezultatet e tyre në gara, planet për avancimin e më tejmë të këtij sporti si dhe kërkesat që kanë për mbështetje ndaj Komunës së Ferizajt.

Gazmend Hoxha, kryetar i klubit “Luboteni” siguroi kryetarin Aliu se angazhimi i gjithë drejtuesve dhe lojtarëve të klubit është i orientuar kah fuqizimi i mëtejmë i klubit dhe realizimi i synimeve të tyre për renditjen në majat tabelore në rang kombëtar.

Në anën tjetër, Kryetari Aliu i siguroi drejtuesit e KV “Luboteni” se Komuna e Ferizajt do të mbështesë vazhdimisht aktivitetin e tyre dhe se avancimi dhe masivizimi i sportit është vizion i qeverisjes lokale.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj fiton Kupën e Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave

Ferizaj është fitues i Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave, pasi mposhti në finale Istogun me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img