24,04,2024

Sali Berisha paralajmëron skandal të madh seksual

Must Read
Sali Berisha

Deklarata e tij u bë gjatë fjalimit në seancën e Kuvendit. Berisha tha se bëhet fjalë për një skandal që është regjistruar në Tiranë.

“Pse Koço është pika e mjaltit të pedofilëve? Juve ju gjetën pedofilët. Kush ua solli këta, opozita? I sollët vetë. Ju garantoj unë, s’po komentoj fare rastin por prisni skandalin tjetër shumë herë më madhor, jo në periferi, por në zyrat më qendrore në Tiranë”- deklaroi ish kryeministri Berisha duke paralajmëruar sërish një skandal që sipas tij do të përfshijë edhe njëherë zyrtarët e lartë të mazhorancës.

Nuk është qartë nëse bëhet fjalë për zyra publike apo private të përfaqësuesve të mazhorancës, por e vetmja gjë që u la të kuptohet është se ato janë “zyra qendrore në Tiranë”.

“Vijmë tek Xhelili. Zoti Manja më duhet të them se e kuptova që je ndjerë keq, po mos u ndje keq se absolutisht pesë herë më keq se Xhelili janë këta që janë mbrapa. Prit Bashkim (Fino) se do dali. Po pse ndodhin këto? Sepse ju vutë llumin në piedestal. Ju vutë një mashtruese të pafytyrë që vetëm pse bëri spotin tuaj dhe e vutë drejtoreshë të arsimit në Tiranë, sepse ju prutë në krye të shkollës Gjimnazit Ismail Qemali një rrobaqepëse që nuk kishte dhënë kurrë mësim dhe rrokullisët shkollën më të mirë në institucionin më problematik në Tiranë. Vutë Agronin pedofil, i cili jo vetëm që kërkonte seks për vend pune, por me minorene. E keni vënë re ëmbëlsinë e sivllaut të Koços, ka një ëmbëlsi djallëzore. Se nga i doli Koccos pedofili edhe në redaksi të gazetës. Pse Koço është pika e mjaltit të pedofilëve? Juve ju gjetën pedofilët. Kush ua solli këta, opozita? I sollët vetë. Ju garantoj unë, s’po komentoj fare rastin por prisni skandalin tjetër shumë herë më madhor, jo në periferi, por në zyrat më qendrore në Tiranë”, deklaroi ish Kryeministri.

The post Sali Berisha paralajmëron skandal të madh seksual appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img