20,04,2024

Rroga e re e mjekëve tani me 4 shifra

Must Read

Rreth 15 mijë mjekëve kosovarë do t’u rriten pagat. Shumica prej tyre do të përfitojnë rreth 1 mijë euro në muaj nga paga bazë. E ata që do të kalojnë këtë shumë janë mjekët specialist.

Nga ajo aktuale prej 659 euro pagat e tyre do të arrijnë deri në 1200 euro. Kështu kanë bërë të ditur nga Minsitria e Shëndetësisë për Gazetën inFokus.

“Mjeku specialist pagën bazë e ka 659 euro, plus shujta 45.75 euro. Kujdestaritë janë pagesa ekstra, varësisht sa të tilla i realizon gjatë muajit. Paga e mjekut specialist pritet të jete rreth 1200 euro”, thonë në MSH.

E rritja e këtyre pagave sipas kësaj ministrie, pretendohet të sjellë përmirsime pozitive. “Efekte pozitiv, sepse do te stimulojë personelin mjekesor të jetë edhe më i angazhuar, kthen dinjitetin e tyre profesional dhe u krijon mundësi që të raalizojnë veten edhe në kuptimin profesional dhe financiar”, kanë në MSH.

Ndërsa për pagat e mantel bardhëve të tjerë kjo ministri nuk ka dhënë detaje, por vetëm ka bërë ditur se mjeku i përgjithshëm dhe mjeku specializant paguhen me pagë bazë 565 euro, plus 45.76 euro shujta.

Se do të ketë rritje në këtë sektor e ka konfirmuar edhe Kryeparlamentari, Kadri Veseli. “Mjekët dhe i gjithë stafi shëndetësor nga viti i ardhshëm do ta marrin pagën me rritje. Gjatë diskutimit që pata sot me drejtuesit e Sindikatës së Shëndetësisë, konfirmova se me një pako fiskale dhe Ligjin për Buxhetin 2019, do të përfshihet kjo rritje, por edhe investime të tjera që transformojnë gjendjen në sektorin e shëndetësisë”, ka thënë Veseli javën e kaluar.

Në anën tjetër deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Haxhi Avdyli, i cili me profesion është neurokirug, ka thënë se kjo rritje e pagave mund të shërbej edhe për të ndaluar ikjet e mjekëve nga Kosova.

Sipas tij me këtë veprim do të ndryshohej edhe përformanca e këtij sektori. “Pritet të këtë efekt në aspektin e përmirësimit të përformacës në sektorin e shendetësisë, mendoj se në këtë drejtim kjo do ta ndal edhe fluksin e ikjeve të shumë profesionisteve e që një numer i tyre janë duke ikur për në sektorin privat brenda Kosovës por një numer edhe në Perendim”, ka thënë Avdyli për inFokusin.

Ai e konsideron si jo të mjaftushme përqindjen më të cilen është paraparë të rriten pagat. “Është një rritje e vonuar, është një rritje e pamjaftueshme, por meritore se puna veçanarishte specialisteve të cilët e kryejnë një punë shumë specifike, të kushtueshme si dhe që kërkon një përgaditje me dekada, prap nuk është ndonje rritje teper e madhe por kjo rritje është për tu përshendetur”, ka thënë ai.

Kurse një mënyrë tjetër për të stimuluar mjekët sipas Avdylit është edhe vlerësimi i përformancës së tyre.

“Një formë tjetër që Qeveria do duhej të ishte pagesa ose rritja në bazë të përformancës. Në bazë të numrit të operacioneve ose të vizitave duke i plotësuar disa kritere në mënyrë që edhe të stimulohen mjekët se ka shumë punëtor, por ka edhe që punojnë më pak”, ka shtuar ai.

Ai thotë se duhet të bëhën edhe investime në aspektin e kushteve si dhe problemit të barnave. “Duhet rishikuar që përveç pagave të këtë përkrahje financiare edhe për shendetesisë në përgjithesi, ku pacientet shumicen e rasteve blejnë barna ose edhe ikun jashtë për tu sheruar, ndodhta mjeket tanë janë shumë të përgaditur por në mungesë të kushteve ikun jashtë”, thotë Avdyli.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img