19,04,2024

Rreziku që mund të keni ndaj manikyrit

Must Read

Manikyri është bërë mjaft i pëlqyer tek femrat ne krahasim me ngjyrosjen tradicionale të thonjëve që nga vitit 1900.

Arsyeja se pse manikyri ka hyrë në trend është për shkak zgjatjes kohore, si dhe ruajtjes të shkëlqimit, deri kur ju vendosni ti largoni.

Ju mendoni se kjo është shumë mirë,  por në fakt manikyri qëndron më shumë pikërisht për shkak se gjatë përgatitjes lëkura juaj i ekspozohet  rrezeve ultra violet, për më shumë se 3 herë, çka shkakton rrezikun për sëmundje, siç mund të jetë kanceri i lëkurës, raporton “The healthy Soul”, transmenton lajmi.net.

Të gjithë format e manikyrit në fakt mund të çojnë deri tek kanceri i lëkurës.

Nga shumë studime të bëra kanë ardhur në përfundime se rrezet UVA, janë të aq të forta sa mund të rritin rrezikun për  kancer në lëkurë. Andaj, këshillohet se të kushtoni vëmendje ekspozimit tuaj ndaj këtyre rrezeve.

Mirëpo, diçka tjetër që është gjetur nga institute të ndryshme të shëndetit në Amerikë është se edhe thonjët të lyer  vetëm me ngjyrë kanë rrezikun e tyre. Këto studime kanë gjetur se këto ngjyra kanë kemikate helmuese. Nga të gjitha gratë të cilat ishin pjesëmarrëse në hulumtim, 100% të tyre kishin “triphenyl phosphate (TPHP)”, e cila çrregullon sistemin endokrin të njeriut, i cili kontrollon hormonet tona, dhe që mund të çoj deri tek sëmundje të ndryshme të rrezikshme. 


- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img