18,04,2024

Rrëfimi prekës për tezen që rriti djalin e motrës

Must Read
Momente nga emisioni 'E diela shqiptare'

Kur ishte vetëm 15 vjeçe, Fluturës i ndërroi jetë nga një sëmundje e keqe motra Salushe Deda. Ajo kishte lënë dy fëmijë, një vajzë dhe djalin Françeskon, i cili kishte vetëm tre muaj që kishte lindur. Ndodhur në këtë situatë dhe për hir të dy fëmijëve të motrës, Flutura u martua me kunatin, Sami Dedën.

Vitet kalonin dhe fëmijët rriteshin. Një prej ditëve, kur Françesko martoi motrën, dëgjoi nga njerëzit se “po martohej një jetime”. Ai nisi kërkimet, ndërsa dashuria për nënën, Fluturën, u “ftoh”. Ndodhur në këtë situatë Flutura tregoi tek “Ka një mesazh për ty” gjithë historinë.

Duke shpërthyer në lot ajo i dha Françeskos mesazhin se e donte pa kushte: “Ti je dhe do të mbetesh gjithmonë djali im i parë dhe i madh. Unë do të jem gjithmonë nëna jote. Mos i dëgjo ato që të thonë të tjerët që të largohesh nga unë. Le të jetojmë bashkë siç kemi jetuar deri tani, derisa të rritesh e të punojmë bashkë”.

I prekur nga fjalët e saj, Françesko nuk nguroi t’i thoshte sërish: “Mami, unë të dua shumë. Nuk do t’i dëgjoj asnjëherë fjalët e të tjerëve”.

Flutura i kishte sjellë Françeskos sendet që ajo kishte ruajtur nga motra e saj: fotot, veshjet etj. Ka qenë moderatori Ardit Gjebrea ai që hapi kutinë me sendet e vyera, duke i shfaqur djalit për herë të parë fotografitë e nënës së tij biologjike, e cila kishte vdekur vetëm tre muaj pas lindjes së tij.

Për shkak të problemeve ekonomike, Françesko është detyruar të lërë shkollën e të vazhdojë arsimin profesional, por pavarësisht pamundësive, ai i është shumë mirënjohës Fluturës.

Pas kësaj historie prekëse të shumta kanë qenë telefonatat në redaksinë e Televizionit Klan për t’i ardhur në ndihmë Françeskos, në mënyrë që ai të vazhdojë shkollën. /tvklan.al

The post Rrëfimi prekës për tezen që rriti djalin e motrës appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img