29,03,2024

Rrëfimi i shqiptares që u përdhunua për 6 orë në kampin rom (VIDEO)

Must Read

Kosturi: Më kanë kapur për flokësh dhe për fyti. Më kanë kaluar nëpërmjet një vrime në rrjetë tek një kamp romësh.

Ajo tregon për Ora News se ka mundur të largohet prej tyre pas 6 orësh, duke përfituar nga momenti kur dy agresorët ishin në gjendje të dehur.

Kosturi: Kam arritur të përfitoj nga një rast kur pengmarrësit nuk e kishin shumë mendjen. Kishin 6 orë duke pirë alkool dhe kam arritur të iki.

Sipas saj, plani i tyre ishte ta vrisnin, pasi nuk donin të binin në duart e policisë.

Kosturi: Ideja e tyre nuk ishte që të më linin në jetë të gjallë. Unë i kam dëgjuar muhabetet e tyre për 6 orë. Ideja e tyre ishte të mos isha gjallë.

Fillimisht 27-vjecarja nuk ua ka rrëfyer prindërve se çfarë i kishte ndodhur, por ka bërë menjëherë denoncimit në polici.

Kosturi: Unë nuk ia kam thënë babit tim pasi kisha frikë nga tronditja e tij. Karabinierët më mbushën mendjen që t’ia thoja. Kam gjetur menjëherë përkrahjen.

Sot kur kanë kaluar disa ditë nga ngjarja, 27-vjeçarja është më e qetë dhe inkurajon të gjitha vajzat të denoncojnë ngjarje të tilla dhe të mos zmbrapsen nga turpi.

Kosturi: T’i denoncojnë këto fakte. Të mos kenë turp sepse nuk ka asgjë për të patur turp.

Policia italiane ka arrestuar një prej dy agresorëve dhe ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij.

Ndërkohë Familjarët e 27-vjecares kanë thirrur një protestë ditën e Shtunë, ku do të kërkojnë më shumë siguri dhe mbrojtje pranë autoriteteve.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=YvidGaVSwqM?feature=oembed&w=640&h=360]

The post Rrëfimi i shqiptares që u përdhunua për 6 orë në kampin rom (VIDEO) appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img