28,03,2024

Rrëfimi i shqiptares që punon në qendrën e sulmuar në Mynih: Pashë atentatorin dhe njerëzit e vrarë

Must Read

Megi Shota është një shqiptare që jeton në Mynih të Gjermanisë bashkë me bashkëshortin e saj.

Ajo është bërë dëshmitare e masakrës të ndodhur këtë pasdite në qendrën tregtare OEZ, aty ku ajo punon. Në një lidhje telefonike për News 24, Megi thotë se 5 minuta para se të largohej nga puna së bashku me kolegët e saj kanë dëgjuar të shtëna me armë. E menjëherë më pas njerëz të shtirë në tokë, si brenda ashtu edhe jashtë qendrës, disa prej tyre të vdekur e dhjetëra të tjerë të mbetur të plagosur. Megi rrëfen se ka parë edhe atentatorin që qëlloi me armë, një person i pamaskuar.

Aktualisht ajo ndodhet në vendin e saj të punës e bllokuar në qendrën tregtare pasi policia për efekt të sigurisë ka ndaluar lëvizjen e qytetarëve në rrugë, ndërsa edhe qarkullimi është paralizuar.

“Jemi në qendër tregtare të bllokuar. Nuk mund të dalim.

Janë të gjitha rrugët me forca speciale të policisë, janë të gjitha rrugët të bllokuar.

5 minuta para se të largoheshim nga puna filluan të shtëna, njerëzit vraponin të tronditur. Pamë edhe personin që qëlloi. Shumë persona të shtrirë në tokë si jashtë qendrës si brenda qendrës, persona të vrarë. Isha me kolegët e punës. Personi që qëlloi nuk ishte i maskuar. Të shtënat ndodhën edhe në pjesë të tjera të qytetit, por nuk kam pasur kontakt me shqiptarë që mund të jenë rrezikuar. Ne jemi kthyer në vendin e punës dhe jemi ngujuar këtu. Policia na ka thënë të mos të dalim në asnjë mënyrë nga vendi i punës por të rrimë këtu”, tregoi ajo.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img