16,02,2025

Kosova njihet nga Suriname

Must Read

Ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj përmes llogarisë së tij në Facebook njofton se Suriname e njeh pavarësinë e Kosovës.

“Një lajm i jashtëzakonshëm. Suriname është shteti më i ri që e njeh Kosovën. Faleminderit Presidentit Dési Bouterse, të cilin pata kënaqësi ta takoj javën që shkoi në Gajana dhe Qeverisë të këtij vendi”, ka shkruar Hoxhaj në profilin e tij në Facebook.

Suriname ndodhet në Amerikën Jugore dhe ka 539 mijë banorë.

Ky është vendi i 112-të që njeh Republikën e Kosovës që nga 17 shkurti i viti 2008, kur Kosova shpalli pavarësinë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Paraburgim ndaj F.I., i dyshuar për veprën penale dhunimi

Ferizaj, 14 shkurt 2025 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img