Uncategorized

Rrëfimi i nënës: Vajza më tha në telefon “jam mirë” dhe ia plasi të qarit


Publikuar më:


Ishte fejuar në muajin shkurt të këtij viti me një djalë me origjinë nga Mallakastra dhe që jeton në Vlorës, por që aktualisht është emigrant në Gjermani. Disa ditë përpara largimit nga shtëpia me dijeninë e prindërve, ka lënë përgjysmë studimet. Dy ditë përpara largimit nga shtëpia, 17-vjeçarja ka komunikuar me telefon me të fejuarin e saj.

E ëma e saj Rozeta në rrëfimin e vet ka pohuar se ka dëgjuar pjesë nga bashkëbisedimi mes dy të fejuarve. Ajo që i është ngulitur në kokë nga kjo bisedë, ka qenë përgjigja po nëpërmjet telefonit e të fejuarit, ku i premtonte vajzës se do të kthehej shumë shpejt gjatë muajve të verës, në Shqipëri, pranë saj. Në çastin e largimit në shtëpi nuk ka pasur pjesëtarë të tjerë të familjes.

Nëna e vajzës, Rozeta, çdo fjalë që shpreh duket se e lidh nëpërmjet lotëve, lot që përpiqet t`i fshehë dhe t`i fshijë me kujdes përpara të pranishmëve.

“Nëse herën e parë komunikimi i saj me mua ishte të themi normal, herën e dytë mu duk shumë e mërzitur. Duke folur filloi të qante. Tha vetëm dy fjalë: “Jam mirë” dhe nuk foli më. Plasi duke qarë. Zërin e kishte shumë të mbytur dhe e kuptova që nuk ishte mirë. Derisa nuk foli më dhe filloi po qante e kuptova se nuk ishte mirë. Sepse nëna e ndjen kurdoherë kur fëmija nuk është mirë. Prej tri javësh nuk kam komunikuar me vajzën. Dyshoj se atë e mbajnë me zor” – tha nëna e 17-vjecares per “Shekulli”.

“Ka ikur pa dijeni nga shtëpia” – tha babai i saj.

“Nuk ka patur asnjë konflikt as me nënën, as më babanë dhe me askënd. Nuk e besoj ende që është larguar nga shtëpia. S’ma merrte mendja. Në çastin që nuk e gjeta vajzën në shtëpi, kam shkuar në Roskovec, në komisariatin më të afërm. Atje bëra denoncimin. Ju thashë se më ka ikur vajza. Kam shkuar më pas edhe në drejtorinë e Policisë Fier. Më kanë thënë që të mos mërzitem sepse vajza do të gjendej. Pastaj më telefonoi dhe më tha që gjendet në Kosovë bashkë me një djalë nga Vlora. Sipas saj e kishte njohur në Facebook. Pastaj foli edhe dy herë të tjera dhe më pas nuk kemi komunikuar. Ndihem keq dhe kërkoj ndihmë. Kam frikë se vajzën ma kanë rrëmbyer”- psherëtin ai..

Nga ana e policisë së Fierit, është bërë e ditur se rasti në fjalë po hetohet nga Krimet e Rënda ndërsa hetimet po zhvillohen intensivisht. Një person i dyshuar për rrëmbimin e vajzës është shpallur në kërkim. Thuhet se ai është banor i një lagjeje afër zonës së Marinzës.

 

The post Rrëfimi i nënës: Vajza më tha në telefon “jam mirë” dhe ia plasi të qarit appeared first on Lajminet.

Comments
To Top