24,04,2024

Recetë e thjeshtë për t’i larguar mushkonjat

Must Read

Temperaturat janë rritur dhe si rrjedhojë është ndjerë prezenca e mushkonjave gjatë mbrëmjeve verore.

Vitet e fundit shumë shtete të Ballkanit po përballen me raste të infeksioneve të transmetuara nga mushkonjat. Sidomos pas vitit 2009 e në vazhdim janë paraqitur disa raste të virusit të Nilit Perëndimor, por edhe disa raste të malaries. Mushkonjat gjithashtu mund të transmetojnë edhe viruse të tjera të rrezikshme si Zika, viruse tropikale etj.

Përveç mënyrave të tjera që zgjidhni vazhdimisht për të larguar mushkonjat, ju prezantojmë me një recetë të thjeshtë, me produkte natyrale.

Çfarë ju duhet:

Kavanoz qelqi

Limonë

Lime

Ujë

Rozmarinë e freskët

Qirinj

Vajëra aromatizues

Si ta përgatisni:

Prisni limonin dhe lime-in në feta të holla dhe vendosini nga dy në çdo kavanoz. Shtoni dy degë të vogla rozmarinë. Më pas mbushni me ujë kavanozin dhe shtoni 10 pika nga çdo vaj aromatizues. Në fund vendosni qiririn e vogël dhe gjithçka është gati.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img