Uncategorized

Realizohet ëndrra e nënë Faries (Video)


Publikuar më:


Ajo rrëfeu se banesë për të ishte rruga, në kohë me shi apo me diell, ndërsa e pikëlluar ajo tha se nuk dëshironte të jetonte më sepse kjo jetë po e torturonte.

Nëse muaj më parë kjo zonjë u përlot për shkak të gjendjes së rëndë në të cilën  ndodhej, sot në sytë e saj ka lotë gëzimi.

Pas transmetimit në emisionin “STOP” disa qytetarë u sensibilizuan dhe “shtrinë dorën” për nënën e lënë në harresë.

Ata i siguruan asaj një banesë të vogël dhe modeste, por me një dashuri të madhe, në qytetin e Lezhës.

E përlotur nga gëzimi dhe mirënjohja ndaj këtyre donatorëve, nënë Faria i falënderon përzemërsisht ata që i dhanë një thesar që e kishte ëndërruar prej kohësh, një strehë ku të fuste kokën.

Ajo tashmë ndihet më mirë, e ushqyer dhe e strehuar falë këtyre njerëzve me zemër të madhe.

Por nuk është vetëm rasti i nënë Faries ai që “STOP” sjell në vëmëndje këtë radhë, pasi disa donatorë të tjerë kanë ndihmuar edhe zonjën Zade Kodra, nga fshati Domën i Komunës Postribë të Shkodrës. Rast ky i transmetuar vetëm pak ditë më parë.

Zade Kodra jetonte me dy fëmijë jetim dhe në kushte tepër skandaloze . Ndërsa si ndihmë nga shteti, ajo merrte vetëm 20 mijë lekë të vjetra në muaj.

Ajo tashmë falë ndihmës, gëzon një banesë të re.

Ndërsa një zonjë me emrin Shpresa, i ka arreduar asaj shtëpinë me shtretër dhe aksesorë të tjerë. Një tjetër ndihmë për të ka ardhur nga një emigrant në Itali, i cili i ka dërguar asaj 200 euro.

Zonja Zade Kodra shpreh mirënjohjen dhe falënderimin e saj për të gjithë ata njerëz bujarë që e ndihmuan./tvklan.al

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=oCtwNFPXJNE?feature=oembed&w=640&h=360]

.

Comments
To Top