25,04,2024

Reagon Shkupi: Nuk i kemi bllokuar produktet shqiptare në kufi

Must Read

Në një njoftim për shtyp, ministria njofton se, për shkak të dyshimeve për sasi të shtuar të pesticideve në produktet bujqësore që vijnë nga jashtë, Agjencia për Ushqimin dhe Veterinarinë ka shtuar kontrollet në vendkalimet kufitare.

Gjatë ditëve të kaluara, 9 kamionë me produkte shqiptare u janë nënshtruar analizave dhe, pas përfundimit të procedurave të nevojshme, janë lejuar të kalojnë kufirin.

Në njoftimin e saj për mediat, Ministria e Ekonomisë citon nenin 17 të “marrëveshjes rajonale për tregtinë e lirë”, ku thuhet se, në qoftë se ekziston dyshimi që produktet e importuara të mund të kenë sasi të mëdha pesticidesh, shteteve u jepet mundësia për t’i ndaluar ose kufizuar ato produkte, deri në analizat përkatëse.

Por eksportuesit shqiptarë, kontrollet dhe analizat e palës maqedonase që zgjasin me ditë i quajnë barriera artificiale, që kanë për qëllim të çojnë në shkatërrimin e produkteve të tyre dhe të pengojnë eksportin e perimeve nga Shqipëria.

The post Reagon Shkupi: Nuk i kemi bllokuar produktet shqiptare në kufi appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img