18,04,2024

Reagon Drejtoria e Burgjeve për lirimin nga Shën Kolli të të dënuarit nga Kosova

Must Read

Përmes një reagimi për mediat, drejtoria e Burgjeve thotë se në dosjen e Zukajt nuk ka pasur asnjë vendim me msaë sigurie për ekstradimin e tij në Kosovë pasi të kishte përfunduar dënimin në Shqipëri, në burgun e ShënKollit.

“Shtetasi Zukaj ishte ekstraduar nga Belgjika për llogari të drejtësisë shqiptare në vitin 2012, pasi më parë ai ishte dënuar në mungesë në vitin 1999 për veprat 76/2 dhe 278/4 të parashikuara nga Kodi Penal. Më pas, në vitin 2014 kur ka bërë kërkesë për rivendosje në afat, ai është dënuar me 6 vjet e 8 muaj burgim me anë të vendimit nr. 155”,  thuhet në deklaratë.

Sipas Drejtorisë së Burgjeve, shtetasi ka përfituar ulje dënimi me vendime gjykate dhe nga amnistia

“Lirimi i tij është bërë me plotësim kohe në nëntor 2015, pasi nuk ka patur një masë sigurimi tjetër ndaj tij, duke vepruar kështu plotësisht në përputhje me vendimin ekzistues të gjykatës”, thuhet më tej në reagimin e Drejtorisë së Burgjeve.

The post Reagon Drejtoria e Burgjeve për lirimin nga Shën Kolli të të dënuarit nga Kosova appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img