29,03,2024

Rasti i Sheshelit, acaron edhe më tej raportet Serbi-Kroaci

Must Read
Ilustrim

Përfaqësues të Kroacisë, kanë kërcënuar tashmë disa herë se do të jenë më të vëmendshëm gjatë negociatave të Serbisë për anëtarësim në BE.

I fundit që është deklaruar lidhur me këtë çështje, ka qenë zëvendëskryeministri kroat, Tomislav Karamarko, i cili ka thënë se Kroacia nuk do ta pengojë Serbinë drejtë anëtarësimit, por ka shtuar se ky shtet fqinjë duhet t’i plotësojë të gjitha kushtet, para se të jetë pjesë e familjes evropiane.

Mirëpo, serbët këto deklarata po i përkthejnë si një kërcënim të Kroacisë për pengim të anëtarësimit, raporton lajmi.net.

Është ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, i cili deklaratat e ardhura nga Zagrebi po i quan si kërcënim dhe tendencë për ta nënvlerësuar Serbinë.

“Serbia nuk do të lejojë që t’i përulët askujt apo edhe ta poshtërojë, duke i vendosur kushte të ndryshme të marrëdhënieve dypalëshe nga shtetet e rajonit, e aq më shumë kur bëhet fjalë për Kroacinë”, ka thënë Daçiq, transmeton lajmi.net.

Lirimi i Sheshelit ka ngritur shqetësim edhe të vende të ndryshime, në rajon dhe më gjerë. Më shqetësuesja ka qenë deklarata e tij pas lirimit, ku kishte thënë se ideja për “Serbinë e Madhe”, ende nuk është shuar./lajmi.net

The post Rasti i Sheshelit, acaron edhe më tej raportet Serbi-Kroaci appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kuvendi i Komunës së Ferizajt diskuton për raportin e punës për vitin 2023

Këtë të premte është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Ferizaj e kryesuar nga kryesuesi Xhavit...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img