19,04,2024

Ramiz Kelmendi thotë se i kanë premtuar se do ta bëjnë Zëvendëskryeministër

Must Read

z_1461488706-5968099

Biznesmeni dhe deputeti Ramiz Kelmendi, shumë shpejt do të ngjitet në majat e suksesit të tij prej politikani. Ai brenda një kohë të shkurtër mund shihet ulur pranë kryeministrit Isa Mustafa, gjatë drejtimit mbledhjeve të qeverisë.

Kjo për faktin se Kelmendi do të behët zëvendëskryeministër i Kosovës. Këtë pozitë atij edhe i kanë premtuar drejtuesit e dy partive në pushtët, PDK dhe LDK.

“Premtimi është që unë të bëhem zëvendës kryeministër, por nuk kam marrë ende përgjigje. Kjo nuk varet nga koalicioni. Por nga liderët e partisë demokratike. Mirë është që këtë post ta mbajte dikush që kombinohet me këtë. Unë e kam një gjuhë kombinuese me të gjithë”, ka thënë Kelmendi në një intervistë për Gazetën Fjala.

Bile ai premton se me marrjen e kësaj detyre do të sjell edhe ndryshime në ekonominë e vendit, duke thënë se rritje ekonomike do të shkojë deri ne 10 për qind.

“Rritja ekonomike për 3 për qind nuk garanton se fëmijët tanë do të jetojnë më mirë se sa prindi i tyre apo si në shtete e Evropës. Unë garantoj se rritjen ekonomike do ta bëjë mbi 10 për qind”.

Ai nuk është i kënaqur edhe me punën që po e bënë aktualisht qeverisa e Kosovës. Madje është goxha kritik në çështjen e zhvillimit ekonomik.

“Unë kam thënë se zhvillimi ekonomik me këto metoda të ecjes ‘caca-caca”, nuk mund të ec. Ai që donë të bëjë zhvillim ekonomik duhet të punojë më gjatë dhe më shpejt”, shprehet Kelmendi.

Kelmendi që drejton kompaninë ELKOS dhe rrjetin e marketeve ETC ka treguar se biznesi i tij nuk ka lidhje me politikën.  Madje  thotë se politikes as nuk i ka parë hajrin e as sherrin.

“Mbështetja më e madhe ka qenë se nuk më kanë pengu edhe pse unë në  vitet e sukseseve të mija kam qenë opozitë. Nuk kam pas asnjë tender, e as nuk kam konkurruar kurrë për një të tillë”, thotë Kelmendi.

Deputeti i PDK-së shprehet skeptik edhe me deklaratat e kryeministrit Mustafa se gjatë vitit 2015 janë punësuar 18 mijë kosovarë. Ai thotë se kjo shifër nuk po shihet në realitet.

Kelmendi në këtë intervistë ka folur edhe për punën që bëhet në ETC. Akuzat që po i drejtohen se po mashtron konsumatorët dhe për kushtin se  punëtorët e tij duhet të lexojnë libra.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img