24,04,2024

Rama: Ja pse Sali Berisha bën thirrje për armë

Must Read
Edi Rama

“E enjtja është bërë dita e veçantë e sebepeve për të shtyrë dhe zvarritur reformën në drejtësi. Sa më shumë rritet presioni i reformës nga publiku dhe ndërkombëtarët, aq më shumë rriten tensionet në Kuvend, sa më shumë ngushtohet rrethi për ata që i tremben reformës, aq më shumë shtohet politika kriminalizuese e PD. Edhe deklarata i shërben kësaj fryme, për të krijuar një atmosferë sa më të rëndë që të justifikojnë braktisjen e reformës”, deklaroi Kryeministri.

Rama ka vetëm një shqetësim nga deklarata e Berishës.

“Saliu nuk ka asgjë në dorë, e vetmja gjë që ka në dorë është inferioriteti absurd në SHQUP, prandaj askush nuk duhet të shqetësohet dhe të marrë seriozisht që nën thirrjen e Saliut gjithkush të marrë sërish armët, por duhet të shqetësohet për reformën në drejtësi”, tha Rama.

Në një dalje mediatike nga selia e Qeverisë, Kryeministri foli për një plan të opozitës për të kundërshtuar reformën.

“Nëse shohim këto muaj, do të shohim që është pjesë e një plani që nga vezët deri tek lodrat. Janë shprehje e një fakti të thjeshtë që plani është i dëshpëruar, ata që duan ta vënë në jetë janë të dëshpëruar. Saliu nuk e do reformën dhe as PD nuk mund ta dojë reformën”, deklaroi Rama.

Arsyeja që Berisha nuk do reformën, sipas Ramës është se ajo hap rrugën për shembjen e kastës së politikanëve, prokurorëve dhe gjykatësve që jetojnë jashtë kufijve të ligjit në Shqipëri.

“Saliu është njëri prej tyre, është tipiku ndaj bie më shumë në sy”, u shpreh ai.

Ajo që ka trazuar opozitën dhe ashpërsuar fjalorin e saj, mendon Rama, është vizita e tij në Uashington dhe mesazhi i marrë prej Shtëpisë së Bardhë.

“Saliu e di më mirë nga të gjithë kuptimin e plotë të mesazhit të Shtëpisë së Bardhë, ashtu siç e di shumë mirë që mesazhet e Shtëpisë së Bardhë nuk janë rregullat e Kuvendit që i shkel e nuk i ka respektuar asnjëherë”, u shpreh shefi i Qeverisë.

Në fund mesazhi i Ramës ishte i qartë.

“Reforma do të kalojë, ajo që mbetet për t’u mësuar është se me çfarë çmimi!”, tha ai./ Top Channel

The post Rama: Ja pse Sali Berisha bën thirrje për armë appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img