18,04,2024

Rama e bleu për 80 mijë dollarë foton me Obamën në vitin 2012 (Foto)

Must Read
Barack Obama dhe Edi Rama

Kështu shkruan ‘Reuters’, e cila sqaron se shqiptaro-amerikani Bilal Shehu së bashku me të shoqen kishte siguruar dy bileta për një mbledhje fondesh në San Francisco. Njëra prej tyre është përdorur nga Kryeministri shqiptar Edi Rama, në atë kohë kreu i opozitës.

Në tetor 2012, Edi Rama u fotografua me Presidentin Obama dhe është pikërisht kjo foto që u propagandua në atë kohë si një marrëdhënie e mirë me kreun e Shtëpisë së Bardhë gjatë zgjedhjeve parlamentare në vendin tonë, që e sollën Ramën në pushtet.

Bilal Shehu pranoi se në fund të shtatorit 2012 mori një transfertë prej 80 mijë Dollarë nga një burim i huaj me qëllim që të siguronte fonde për fushatën e Obamës.

Biznesmeni shqiptaro-amerikan e ka pranuar vet në Gjykatë këtë ngjarje dhe rrezikon një dënim deri në 5 vite burg dhe një gjobë prej 250 mijë Dollarë. Vendimi pritet që të jepet më 5 tetor.

Screenshot_3-53-700x466

 

The post Rama e bleu për 80 mijë dollarë foton me Obamën në vitin 2012 (Foto) appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img