19,04,2024

Qeveria siriane: E ardhmja e Assadit nuk do të diskutohet

Must Read

asad1-620x344

Kryenegociatori i Qeverisë siriane në bisedimet e paqes tha se e ardhmja e presidentit Bashar al-Assad nuk ishte temë për diskutim në këto bisedime, duke theksuar perspektivën e qeverisë siriane për ringjalljen e negociatave të shtyra nga opozita.

Bashar Ja’afari, në një intervistë për televizionin libanez Al Mayadeen, tha gjithashtu se ekipi i tij ishte duke u munduar për krijimin e një qeverie të zgjeruar si mënyrë për përfundimin e luftës – ide kjo e refuzuar nga opozita e cila ka luftuar pesë vjet për të rrëzuar Assadin.

“Kjo çështje (presidenca) nuk është nën juridiksionin e Gjenevës … kjo është një çështje e brendshme siriane, me apo pa Këshillin e Sigurimit,” tha ai. /KosovaPress/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img