17,07,2024

30 ditë paraburgim për policin që vrau 35 vjeçarin nga Strellci

Must Read

largea_tentim-vrasje1460963957

Gjykata Themelore e Pejës ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj policit Shefqet Kamberaj, i cili dje rreth orës 2:00 në Deçan ka vrarë 35-vjeçin Ilmi Lufaj nga Strellci i Ulët.
Ndër arsyet e përmendura nga Gjykata rreth kësaj mase janë mundësia e ikjes e të pandehurit dhe mundësia që ai të ndikojë te dëshmitarët e rastit.

Kërkesën për paraburgim ndaj zyrtarit policor e ka bërë prokurori i rastit, Haxhi Sinani, nën dyshimin se ai ka kryer veprën penale të vrasjes, raporton Kallxo.com.

Në arsyetimin e kërkesës, prokurori ka nënvizuar se polici duhet të qëndrojë në paraburgim edhe për shkaqe të sigurisë pasi që marrëdhëniet në mes dy familjeve janë acaruar dhe policia është duke ruajtur shtëpinë e policit.

Prokurori Sinani ka njoftuar se rreth rastit të vrasjes do të intervistohen 4 dëshmitarë, të cilët kanë qenë në vendin e ngjarjes.

Në seancën paraprake, i akuzuari Shefqet Kamberaj e ka dhënë versionin e tij rreth ngjarjes.

“Nuk kam pasë të bëj me një qytetar të thjeshtë dhe të ndershëm, por me një të dyshuar, i cili ka qenë 10 vjet i dënuar dhe ka shumë raste në policinë e Deçanit për vepra të ndryshme penale”, ka thënë polici i akuzuar për vrasje.

Zyrtari policor Shefqet Kamberaj akuzohet se rreth orës 2:00 të së hënës ka qëlluar me armë Ilmi Lufajn, i cili nga plagët e marra ka ndërruar jetë në Spitalin e Pejës.

Ngjarja ka ndodhur në Deçan, afër Stacionit Policor.

Ilmi Lufaj është varrosur sot në varrezat e fshatit Strellc i Ulët.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për përdorim të armës

Policia e stacionit në Ferizaj me datën 15.07.2024 rreth orës 23:30 ka pranuar një informacion se në rrugën  ‘’Vëllezërit...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img