03,07,2025

Qeveria për një vit shpenzoi afër 12 milionë euro për automjete

Must Read

unnamed

Vitin e kaluar Qeveria kishte shpenzuar 184.8 milionë euro për mallra dhe shërbime. Në këtë shumë përfshihen shpenzimet e udhëtimit, derivate, shërbimet e telefonit, pajisjet me mobile dhe të tjera.

Sipas raportit të Ministrisë së Financave, del se në vitin 2015, Qeveria ka shpenzuar 10 milionë e 749 mijë euro për udhëtime, ndërsa për derivate kanë shpenzuar 19.6 milionë euro. Pajisje për mobilje dhe pajisje janë shpenzuar 5.7 milionë euro. Kurse, për objektet që i ka me qira ka shpenzuar 7.6 milionë euro.

“Mallrat dhe shërbimet e paguara gjatë vitit 2015 janë në shumën prej 184,828,000 euro. Kjo ka përfshirë 181,292,000 euro nga fondi i përgjithshëm dhe 3,535,000 euro nga grantet e përcaktuara të donatorëve. Në këtë shpalosje nuk janë të përfshira shpenzimet nga pagesat direkte të Bankës Botërore, shpenzimet e udhëtimit 10,749.000 milionë euro. Derivate dhe lëndë djegëse 19,628. milionë euro”, thuhet në raportin e shpenzimeve të Qeverisë për vitin 2015.

Sipas raportit, në vitin 2015 shpenzimet kapitale gjatë vitit 2015 ishin në shumë prej 407,926,000 euro, duke përfshirë 403,851,000 euro nga fondi i përgjithshëm dhe 4,075,000 euro nga grantet e përcaktuara të donatorëve.

Tek investimet duket që Qeveria as vitin e kaluar nuk ka kursyer, ajo ka shpenzuar 11,516.000 automjete transporti, ndërsa, për ndërtimin e rrugëve ka shpenzuar 237,605.000 euro./kp

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img