26,05,2024

Vazhdon “kapja” e institucioneve: LDK e do me çdo kusht postin e drejtorit të AKP-së! Ja çfarë skandali shkaktoi!

Must Read

Isa-Mustafa-1q-848x478

Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Isa Mustafa i LDK-së, nuk ka të ndalur në politizimin e të gjitha institucioneve. Burime të Gazetës Blic bëjnë të ditur se partia e kryeministrit Isa Mustafa, po e do me çdo kusht për vete edhe postin e drejtorit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Mirëpo, për shkak se LDK-ja nuk arriti që ta zgjedh njeriun e saj në krye të kësaj agjencie, u anulua edhe konkursi i fundit.

“LDK nuk arriti që ta fus kandidatin e saj të preferuar dhe për pasojë u anula konkursi, me arsyetimin se Komisioni përgzjedhës e ka shkelur rregulloren e brendshme që brenda tri ditësh pas intervistave, të përpilojnë listën me kandidatë për emërim nga bordi”, ka thënë ky burim i Gazetës Blic i afërt me bordin e AKP-së.

Gazeta Blic merr vesh se kandidatët që  dështuan të zgjedhen drejtor të AKP-së,  e që konsiderohen të afërt me partinë e Isa Mustafës janë: Shkelzen Morina, drejtor i Departamentit të Tatimit në Pronë në Ministri të Financave dhe zyrtari i lartë i likuidimit në AKP, Fevzi Hajdari.

“Konkursi dështoi për shkak se LDK dështoi që të vendoste dikë nga këta dy kandidatë në krye të AKP-së”, tha ky burim.

AKP momentalisht udhëhiqet nga ushtruesi i detyrës së drejtorit menaxhues, Avni Jashari./ Gazeta Blic/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person në Ferizaj, i dyshuar se ka kryer rrëmbim të një personi në Fushë Kosovë

Me datë 25.05.2024 rreth orës 09:35 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë me telefon nga një femër...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img