26,04,2024

Gjyqtarja Alltëne Murseli hetohet për neglizhencë në rastin e Enver Hasanit

Must Read

enver_hasani_384432_46212_116256_553121

Zvarritja e hetimit të veçantë ndaj ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, i ka kushtuar gjyqtares së Gjykatës Themelore të Prishtinës, Alltëne Murseli, me fillimin e hetimit disiplinor ndaj saj.

Këtë javë, Zyra e Prokurorit Disiplinor (ZPD), ka përfunduar hetimin preliminar, duke konstatuar se ka elemente të mjaftueshme për sjellje të pahijshme nga gjyqtarja, si dhe për të vazhduar me një hetim të rregullt ndaj saj.

Kjo zyrë, sipas burimeve të “Kohës Ditore”, po pretendon se Murseli ka neglizhuar kërkesën e Prokurorisë Speciale, e cila vitin e kaluar ka kërkuar nga gjykata, që të zhvillojë një hetim të veçantë ndaj Hasanit, para se të akuzohej për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe falsifikim të dokumentit zyrtar në kohën sa ishte në krye të Kushtetueses.

Për afro një vit, trupi gjykues në krye me gjyqtaren Murseli, nuk kishte lejuar të zhvillohet ky hetim, ku ishte paraparë që të dëshmonte gjyqtari ndërkombëtar në Gjykatën Kushtetuese, Robert Carolan, i cili është edhe dëshmitari kyç në këtë proces.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img