Lajme

Qeveria dëshiron t’i mbajë nën presion punëtorët e RTK-së


Publikuar më:


rtk

Sindikata e Punëtorëve të RTK-së ka akuzuar sot partitë në pushtet se janë duke bërë “lojë” sa i përket rregullimit me ligj të çështjes së financimit të radio-televizionit publik.

Sipas tyre, kjo zvarritje po bëhet me qëllim që këto “parti politike t’i mbajnë në vazhdimësi nën presion punëtorët e RTK-së, të cilët në fund dalin më të dëmtuarit!”.

Reagimi i plotë i Sindikatës së Punëtorëve të RTK-së:

[quote_box name=””]

 Sindikata e Punëtorëve e RTK-së

      REAGIM

SPERTK është jashtëzakonisht e shqetësuar me lojën që po e bëjnë partitë politike në pushtet për rregullimin me ligj të çështjes së financimit të RTK-së.

Justifikimet nga disa anëtarë të Komisionit Parlamentarë për Media se kinse vonesat po bëhen për të gjetur mënyrën më të mirë të mundshme të financimit të RTK-së, s’janë asgjë tjetër përpos edhe një përpjekje e partive politike që t’i mbajnë në vazhdimësi nën presion punëtorët e RTK-së, të cilët në fund dalin më të dëmtuarit!

Të nderuar deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku ishit që 3 vite që nuk e zgjodhët çështjen e financimit e po doni tash për 30 ditë ta zgjidhni?!

A keni ndonjë ide ose propozim konkret se çfarë forme e parapagimit mund të aplikohej në RTK e që do ta pranonin qytetarët?!

Pse nuk po e pranoni që as LDK e as PDK por as partitë opozitare nuk janë të gatshme që të pranojnë ta vendosin një taksë ekstra për qytetarin, për shkak se do t’iu kushtonte në vota?!

Ju e dini se e vetmja zgjidhja momentalisht është ajo përmes buxhetit. Edhe buxheti i shtetit është taksë e qytetarit! Atëherë nëse e dini që do të financohemi nga buxheti, pse po e zvarrisni miratimin e ligjit?!

Edhe EBU e shqetësuar me gjendjen në RTK vazhdimisht ju ka rekomanduar që buxheti i RTK duhet të zgjidhet urgjent duke marrë parasysh praktikat rajonale që tejkalojnë shifrat prej 17-22 milionë euro në vit për transmetuesit publik. Rritja e buxhetit në këtë nivel që në përqindje i bien 1.2% do të ishte e mjaftueshme për të krijuar sado pak kushte më normale për punë, duke filluar nga hapësirat e punës (studiot…) për punëtorët tanë, investimi në teknologji të reja, programe të reja etj.

SPERTK i bënë thirrje dy partive në pushtet, PDK dhe LDK dhe minoriteteve që menjëherë këtë javë ta dërgojnë ligjin me amandamente në seancë për miratim në mënyrë që deri në qershor ta kemi ligjin e ri me përqindjen prej 1.2% në vend të 0.7% sa ishte deri më tash, përqindje kjo e cila nuk garantonte stabilitet financiar, prandaj edhe duhet të rritet.

Nëse brenda muajit prill të këtij viti nuk ka diçka konkrete për çështjen e financimit atëherë do të organizojmë protesta të punëtorëve para Objektit te Qeverisë pikërisht në ditën e lirisë së shtypit më 3 maj! Pikërisht në këtë ditë dy vjet më parë kryeministri aktual Isa Mustafa në cilësinë e kryetarit të LDK pat premtuar se nëse e merr Qeverinë do ta zgjedh për 100 ditë çështjen e financimit të RTK-së, premtim i cili edhe dy vjet pas po mbetet i parealizuar

[/quote_box]

Comments
To Top